Peticioni/ “Rinia Shqiptare”, JO rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    462
    Sigal

    Sot është dita e katërt e realizimit të peticionit për t’i thënë “JO” rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Me anë të këtij peticioni, i cili do të zhvillohet në qytetet më të rëndësishme të vendit, organizatorët kërkojnë të ndërgjegjësojnë institucionet më të larta të Shqipërisë, për mos rritjen e çmimit të energjisë elektrike në vend. Sipas organizatorit “Rinia Shqiptare”, çmimi aktual i energjisë elektrike në Shqipëri, është i lartë, nëse krahasohet me vendet e zhvilluara të Evropës, si psh; në Francë energjia elektrike nga ora tetë (08:00) e mëngjesit deri në orën nëntë (21:00) u faturohet qytetarëve francezë me 9.35 cent, afërsisht me valutën tonë është 13 lekë për kë/orë. Ndërsa pas orës nëntë të mbrëmjes (21:00) deri në orën tetë (08:00) të mëngjesit çmimi shkon në 5.78 cent që më valutën tonë shkon 8 lekë për kë/orë. Pra po ta llogarisim në total njëzetë e katër orë, del diku më lirë se me çmimin tonë aktual, por minimalisht një punëtor në ditë paguhet me 65 euro, ndërsa një punëtor në Shqipëri paguhet me 6.25 euro dita ( pa përmendur këtu rastet e abuzimit, si mos deklarimi i punëtorëve të cilët kanë pagë më të ulët, apo punë që paguhen më pak se minimuni, etj), pa përmendur këtu përqindjen e lartë të papunësisë krahasuar më numrin e ulët të papunësisë në shtetin francez. Po nëse do të rritet akoma më shumë se ç’është çmimi i energjisë, çdo të ndodhë me qytetarët e ndershëm të cilët paguajnë rregullisht energjinë elektrike? “Forca Rinia” si organizatore e kësaj nisme kërkon nga “Operatori i Sistemit të Transmetimit” (OST) nga “Enti Rregullator i Energjisë” (ERE) dhe “Cez” të marrin masa për të ulur numrin e abuzimeve me energjinë e të rrisin numrin e qytetarëve pagues të rregullt të energjisë, duke mos ndërmarrë nisma për rritje çmimi. Nisma për rritjen e çmimit do të sjell irritimin e mëtejshëm të qytetarëve.