Engjëll Zerdelia: Kongresi i Lushnjes dhe grabitqarët ballkanik

927
Sigal

Padrejtësia njerëzore, djallëzore dhe grabitqare e fqinjëve ballkanikë dhe Kongresi Kombëtar i Lushnjes

Risi e Kongresit ishte betimi i delegatëve dhe i Këshillit të Lartë.

(Me rastin e 100-vjetorit)

Kongresi Kombëtar i Lushnjes është ngjarja më madhore, e nisur, zhvilluar dhe përfunduar nga vetë shqiptarët, pa mohuar ndihmën e miqve të kombit tonë që ua kemi borxh nderimin. Padrejtësia njerëzore, djallëzore dhe grabitqare e Ballkanit dhe Evropës ndaj njërit prej kombeve më të vjetër të botës, Shqipërisë pellazgo-iliro-arbnore, nuk kanë të sosur, për të mos na lënë të qetë në Sininë tonë qiellore, që na ka caktuar Zoti, të rrojmë e gëzojmë, si çdo komb në botë.

Ashtu si në copëtimin e parë në Kongresin e Berlinit, Qershor 1878, ku morën pjesë 6 fuqitë e mëdha të Evropës, si: Gjermania, Franca, Anglia, Rusia, Austro-Hungaria dhe Italia, Shqipërisë iu gllabëruan vendet më të mira, si: Plava, Gucia, zonat e Toplicës, Prokuples, Kurshumlisë, Nishit, Pazarit te ri, Vranjes dhe Leskovacit, Tivarit, Podgoricës, Ulqinit dhe disa zona të Çamërisë.

Copëtimi i dytë ndodhi, më 17 dhjetor 1912 kur, në Londër u mblodhën Fuqitë e Mëdha të kohës të cilat diskutuan për fatin e Shqipërisë. Më 29 Korrik 1913 u mor vendimi që Shqipëria të shpallej principatë autonome, sovrane e trashëgueshme nën garancinë e Fuqive të Mëdha. Ndërsa kufijtë, pas shumë diskutimesh u caktuan, por duke lënë jashtë tyre Kosovën historike dhe Çamërinë martire. Historia është dëshmitarja e drejtë e atij tmerri, asaj tragjedie dhe llahtarie që kanë hequr njerëzit më të devotshëm të këtij globi. Fshatra dhe zona të tëra u dogjën e u dëbuan, plaçkitën dhe u përvëluan së bashku me njerëzit e pafajshëm, fëmijë, gra, burra, pleq, që lanë gjurmë dhe sot rënkojnë pa shpagim në historinë botërore…

Lushnja

ishte lufta që përfshiu gjithë botën nga viti 1914-1918, kryesisht e përqendruar me dy blloqet. Blloku i Antantës ku bënte pjesë Britania, Franca dhe Rusia dhe blloku Tripalësh ku bënte pjesë Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia . Fill mbas kësaj lufte u shfaqën përsëri, huqet, lukunia dhe zakoni i zhvatjes territoriale ndaj kombit tonë. Dhe kur Shqipëria e shtrirë në tryezën e gjelbër të Konferencës së Paqes në Paris pa frymë, po rënkonte kështu e po shihte me sy të zgurdulluar thikat e popujve fqinje dhe të Evropës, që po mpriheshin e po gatiteshin për gllabërim dhe copëtim të Shqipërisë në këto kohë të vështira e të rënda; uleriti, buçiti dhe jehoi zëri patetik i burrave dhe grave të shquar, si; Gjergj Fishta, Dhimitër Berati, Fan Noli, Mit’hat Frashëri, Luigj Bumçi, Mehmet Konica, Mustafa Kruja, Mehdi Frashëri, Luigj Gurakuqi, Lef Nosi, Parashqevi Qiriazi, Kristo Dako,Sulejman Delvina, Turhan Përmeti, Mihal Turtulli, e të tjerë, për mbrojtjen kombëtare.

Këto fjalime të këtyre njerëzve të ditur plot patos dhe vërtetësi hyjnore (të cilat duhet të hyjnë në antologjinë e letërsisë së Shqipërisë), çuditën dhe habitën mbarë botën… Në këto kushte historike, dramatike për kombin tonë po merreshin masat për përgatitjen e një kuvendi, për të cilin në prag të fillimit të tij u flijuan dy nga personalitetet me kontribute tës hquara të kombit tonë Sali Nivica, i cili udhëhiqte dhe publikoi në gazetën “Populli” të datës 19 Dhjetor 1919, Komisionin Nismëtar të Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe Abdyl Ypi, prefekt i Durrësit, njëri nga organizatorët kryesorë të Kongresit të Lushnjes.

Lushnja, përvjetori i parë i Kongresit të Lushnjes, 1921

I gjithë qyteti lëviste, gumëzhinte, si një koshere bletësh, jo vetëm me lushnjarë, por edhe me njerëz të ardhur nga gjithë Shqipëria që bënin pjesë në grupin e shoqërimit të delegatëve. Pritja e tyre shoqërohej me adhurim, sidomos dita e parë, e mërkurë, më 21.01.1920, ora 10 para dite, në shtëpinë e Kase Shaqir Fugës, pasi u bë një lutje nga përfaqësitë fetare, zoti Ferrit Vokopola nëemër të Komisionit Nismëtar të Lushnjes mbajti një ligjiratë për mirë se ardhjen e delegatëve. Shkëlqesia e tij Aqif Pashë Elbasani iu përgjigj kësaj ligjërate me fjalë patriotike të flakta. U caktua një komision për të kqyrëletërpërfaqësimet e Delegatëve: Ibrahim Ohri, Qazim Kokoshi, Kostaq Kota, Faslli Frashëri dhe Adem Peqni, këta vendosën, që t’i fillojnë punimet kur të arrinte shumica e delegatëve.

Delegatët e Kongresit Kombëtar të Lushnjës

Berat 1. Iljaz Vrioni 2. Llambi Goxhomani, Skrapari 3. Hysen Nikolica,

Mallakastra 4. Bektash Cakrani,

Lushnja 5. Sheh Ibrahim Karbunara 6. Llazar Bozo,

Fier 7. Spiro Papa,

Dibra 8. Dine Nasufi 9. Ramiz Daci 10. Dine Dema,

Mati 11. Ahmet Zogu,

Durrësi 12. Xhaferr Ypi,

Shijaku 13. Hamit Toptani 14. Rexhep Jella,

Kavaja 15. Irfan Ohri 16. Shazivar Alltuni 17. Mytesim Këlliçi,

Tirana 18. Abdi Toptani,

Elbasani 19. Kasëm Sejdini 20. Filip Papajani,

Peqini 21. Aqif Pashë Biçaku 22. Adem Gjinishi,

Gramsh-Dumre-Sulovë 23. Qazim Dyrmishi 24. Asllan Shahini 25. Sali Ceka,

Gjirokastra 26. Veli Hashrova 27. Kiço Koçi,

Libohova 28. Sezai Çomo,

Përmeti dhe Këlcyra 29. Kasëm Radovicka 30. Spiro Qarroqi,

Delvina 31. Rasim Babameto,

Tepelena 32. Dervish Seiti (Grosha) 33. Arshi Shehu,

Korça 34. Eshref Frashëri 35. Kostaq Kota,

Pogradeci 36. Selahudin Blloshmi 37. Gjokë Ndinka,

Kolonja 38. Idhomen Kosturi 39. Sali Butka,

Leskoviku 40. Faslli Frashëri 41. Beqir Rusi, Hasi dhe

Luma 42. Eshref Frashëri,

Gjakova 43. Xhemal Beu, Gashi 44. Hasan Batusha,

Shkodra 45. Xhemal Naipi 46. Mati Logoreci 47. Hoxha Kadri

Prishtina 48. Ndoc Çoba 49. Rexhep Shala 50. Ejup Sabri,

Vlora 51. Qazim Kokoshi 52. Ymer Radhima 53. Myqerem Hamzaraj 54. Dhimitër Qypi,

Më 28.01.1920 çeli në ditën e dytë të tij punimet Kongresi me fjalën plot emocion të z.Xhevat Leskovikut për të kallëzuar shkaqet që prunë nevojën e kësaj mbledhjeje kombëtare e u heq vërejtje delegatëve permbi gjëndjen kritike të Atdheut. Me zera të përbashkët u zgjodhën:

Aqif Pashë Elbasani Kryetar

Sotir Peci N/kryetar

Kosta Kota, Ferit Vokopola Sekretarë

Dhe për nderimin e të ndjerit Abdyl Ypi, familjes iu dërgua një letër ngushëllimi. Në celjen e tretë, më 29.01.1920 nënkryetari i mbledhjes z.Sotir Peci i parashtron Kuvendit Urdhrin e ditës: Bisedim përmbi masat që duhen marrë kundër vendimit të tri fuqive te Antantës për coptimin e Shqipërisë si mbas paktit të Londrës 1915, u vendos të bëhen protestime të rrepta në gjithë territorin e vendit dhe t’u dërgohen letra e telegrame vendeve dashamirëse për shpëtimin dhe mbrojtjen e kombit tonë… Gjithashtu edhe rrëzimi i qeverisë së Durrësit me (45) vota pro dhe (6) kundra. Me zëra të përbashkët u zgjodh delegacioni pranë Konferencës së Paqes, prej z. Luigj Bumçi, Mehmet Konica e dr. Turtulli, kryesia të zgjidhet midis tyre, të zgjedhurit e kabinetit qeveritar u la për të nesërmen. Çelja e katërt, më 30.I.1920 doli urdhëri i ditës për regjimin që do të ketë përkohësisht shteti shqiptar. Me shumë bisedime e shkëmbime mendimesh u la që përveç Kabinetit e Këshillës Kombëtare “Senat” të formohet dhe një Këshillë e Naltë prej 4 vetash mbi bazat ligjore të Kanunores (kushtetutës) me dhjetë ligje dhe pikërisht në të fundit Nënkryetari propozon zgjedhjen e Kabinetit me vota të fshehta, z. Kosturi thotë çiltazi, në këtë kohë ngrihet z.Bektash Cakrani dhe propozon zotërinjtë: 1. Sulejman Delvina,2. Iljaz Vrioni,3. Ahmet Zogolli,4. Sotir Peci,5. Ndoc Coba, 6. Mehmet Konica. Mbasi z. Iljaz Vrioni për shkaqe të veçanta nuk e pranoi, u propozua Hoxha Kadrija. Risi e Kongresit ishte betimi i delegatëve dhe i Këshillit të Lartë. Çelja e pestë, më 31.1.1920, ndarja e portofolave midis Këshillit Ministror, këso dore:

Delegatët duke hyrë në Tiranë

  1. Kryeministri Sulejman Delvina, 2. Ministër i P. Mbrendshme Ahmet Zogu, 3. Ministër i Punëve të Jashtme Mehmet Konica, 4. Ministër i Arsimit Sotir Peci, 5. Ministër i Drejtësisë Hoxha Kadri Prishtina, 6. Zv/ministër Hysejn Vrioni, 7. Ministër i Financave Ndoc Çoba 8. Zv/ministër Idhomen Kosturi, 9. Ministër i Luftës Ali Riza Kolonja 10. Zv/Kryeministër Eshref Erashëri

Dhe pasdite u zgjodh Senati

  • Gjirokastra ka me qitun 4 Senatorë
  • Korça ka me qitun 4 Senatorë
  • Vlona ka me qitun 4 Senatorë
  • Berati ka me qitun 4 Senatorë
  • Elbasani ka me qitun 4 Senatorë
  • Durrësi ka me qitun 4 Senatorë
  • Drini ka me qitun 4 Senatorë
  • Mat, Has e Krasniqe (2+1) 3 Senatorë
  • Lezha ka me qitun 2 Senatorë
  • Shkodra ka me qitun 4 Senatorë
  • Gjithsej 37 Senatorë

 Lushnja, gjatë Kongresit 

Vendimet e Kongresit

Vendimet e Kongresit të dhanun me zana të përgjithshme të përfaqësuesve fuqiplotë të Kombit janë:

  1. Rrëzimi me zana të plota pa kundërshtim fare i Qeveris së përkohshme të Durrësit.
  2. Zgjedhja e Dërgatës Shqiptare pranë Konferensës së Paqës në Paris; Imzot Bumçi, Mehmed Konitza dhe dr. Mihal Turtulli.
  3. Zgjedhja e Këshillës së Naltë për të përfaqësuar mbëvetësinë e Shtetit Shqiptar deri sa të vinte Mbreti në Thronë të Shqipëris. Shkëlqesia e Tij Aqif Elbasani, Abdi Bej Toptani, Imzot Bumçi, dr. Turtulli, u lanë me leje të Kongresit të ndodhen në Dërgatën Shqiptare në Paris.
  4. Zgjedhja e Kabinetit të Përkohëshem nën Kryesinë e Sulejman Delvinës me zëvendës Eshref Frashërin deri sa të kthehet prej Parisit Sulejman Delvina. Ministri i Puneve të Brendshme Ahmed Zogu, Ministri i Punve të Jashtme Mehmed Konitza, Ministri i Financave Ndoc Çoba me zëvendës Idhomen Kosturi. Ministri i Drejtësisë Hoxha Kadri me zëvendës Hysein Vrioni. Ministri i arsimit Sotir Peci.
  5. Formimi i dy Drejtorive të përgjithshme, i Punve Botore Eshref Frashëri dhe Postave dhe Telegrafave Idhomen Kosturi.
  6. Formimi i nji Këshille Kombëtare prej 37 Këshillonjësve me Kompetencë Parlamentare. Mes vendimit të Këshillës Ministrore të Kabinetit do të mbajnë zyrat e tyne e detyrat gjithë nëpunësit e do të vijojnë në punët me ndërgjegje dhe me vullnet të gjallë mbas ligjevet të Shtetit Shqiptar, duke kryer plotësisht detyrat e tyne për Atdheun. Të lajmëroni popullin sa ma shpejt e të çoni kopjet e shpalljes nëpër katundaritë.

Suksesi i Kongresit Kombëtar të Lushnjes, nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e miqve të Shqipërisë, si:Widorow Willson presidenti USA, major Morton Frederick Eden, kolonel Aubrey Herbert, Merry Edith Durham, Gjeneralët: G. De Phillips, J. Parcy; kolonel S. Sterling; admiralët A. E. Chatfield, E. Burney, gazetarët: H. N. Brailsford; H. N. Nevinson; H. Ch. Woods, George Fred Williams, Phineas Barbour Kennedy-Violet Bond Kennedy, Charls Telford Erickson, Settimo Piacentini.

Gëzuar, Lushnja dhe gjithë Shqipëria këtë vit jubilar të 100-vjetorit te Kongresit Kombëtar të Lushnjes!

Engjëll Zerdelia