Barack Obama publikon listën me këngët e preferuara për këtë verë

208
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama
Sigal

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, së fundmi ka publikuar listën e këngëve të tij të preferuara të verës.

Po ashtu ai ka ndarë edhe një listë me librat e tij të preferuar.

Sa i përket muzikës, 59 vjeçari ka vendosur të bëjë një ‘mix’ të këngëve të vjetra dhe të reja nga artistët e famshëm.

Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi të bërë në llogarinë zyrtare në rrjetin social “Instagram”.

Ai shton se ka përzgjedhur disa këngë që është duke i dëgjuar më shumë kohëve të fundit përfshirë këtu edhe “Desperado” të Rihannas.

“Pick up your feelings” të Jazmine Sullivan, “Switch it up” të Protoje dhe Koffe, “My sweet Lord” të George Harrison, “Leave the door open” të Bruno Mars dhe “Frozen” të Sabrina Claudio – janë gjithashtu ndër këngët e tjera të preferuara të Obamas.

Barack Obama edhe çdo fundvit ndan me ndjekësit librat, këngët e seritë e preferuara televizive.