ARRSH: Rruga Kardhiq-Delvinë, prioriteti ynë, do ta përfundojmë

847
Sigal

Kardhiq-Delvinë, Balluku: Kemi shtyrë procedurën, ARRSH ka të tjera prioritete

Loti shtatë i rrugës Kardhiq-Delvinë prokuruar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk do të zbatohet së afërmi. Të paktën jo sipas parashikimeve fillestare për të. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha për gazetarët se Autoritetit Rrugor Shqiptar i kanë ndryshuar prioritetet dhe se projekti për Kardhiq-Delvinë nuk është anuluar por është shtyrë në kohë.

“Ministria ka të drejtë që ti jap prioritet disa nga çështjeve emergjente që mund të ketë dhe nuk ka lidhje me ka fonde apo nuk ka fonde. Këto janë prioritete momentale që ka ministria dhe padyshim. Nuk po flasim për rihapje gare sepse duhet të jemi shumë të kujdesshëm me çfarë themi, po flasim për shtyrje të një procesi. Kjo shtyrje procesi vjen për shkak sepse ka një projekt tjetër i cili është më emergjent ju duhet ta kuptoni që ARRSH nuk bën vetëm rrugë të reja kemi ura, rrugë të cilat mund të kenë emergjenca dhe duhen mbuluar” tha Balluku

Procedura që kishte në fokus “Ndërtim Rruga Kardhiq – Delvinë, Loti 7’ u shpall në faqen e APP në 24 prill dhe ofertat u pranuan deri në 17 qershor për një fond limit 2.3 miliardë lekë. Në terren aktualisht kantieret e punimit janë në një sërë lotesh të kësaj rruge nga 4,5 dhe 6. Në total sipas ofertave të shpallura fituese rruga pritet t’i kushtojë buxhetit të shtetit pak më shumë se 6.6 miliardë lekë apo rreth 51 milionë euro (1 euro=127 lekë) pa përfshirë këtu edhe Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Rruga Kardhiq-Delvinë ka një historik të gjatë zvarritjeje me punimet që nisën në vitin 2008 por që nuk përfunduan plotësisht aksin. Sot janë vetëm 14 kilometra punime të mbetura të cilat do të ndërtohen në vijim përmes tre kontratave që ARRSH ka lidhur dhe është në proces me kompanitë private të shpallura fituese. Fillimisht projekti u mendua të kalohej si pjesë e paketës një miliardë por më pas qeveria vendosi që të financonte atë nga buxheti duke shtrirë financimin në disa vite.