Sokrat Plaka: Roli i madh i Shqipërisë dhe ripranimi i Kinës në OKB

1385
Sigal

Sokrat Plaka, diplomati shqiptar që bëri histori në ripranimin e Kinës në OKB

Nga thëniet e brezit të tij, Sokrat Plaka mbahej si diplomati më i bukur në OKB. Fytyra e tij plot sharm ishte nga ato, që jeta i ka modeluar, në atë mënyrë kaq harmonike sa në “rininë” e tyre nuk kuptohej si duhet. Sidoqoftë rrallë mund të takojë një njeri të pajisur me një nur të krahasuar me të tijën. Ai të imponohej si valë magnetizimi, që vinin nga personi i tij. Kështu që atij diplomati me kompetencë për në Misionin e OKB, ku trajtoheshin dhe interpretoheshin mori problemesh, ngjarje, debate, pikëpamje etj, mjaft homologëve iu duhej të dorëzoheshin. Ndaj dhe shihej bashkëpunëtor me shumë afeksion. Pritje-përcjelljet dhe komunikimet e tij i përshkonte përzemërsia, një etikë europiane dhe diku entuziaste. I kujdesshëm e i përpiktë në çdo fjalë, mendim, formulime shkresore dhe bashkëbisedime i rezervuar, por qenia njerëzore vërehej lehtë. Vinte një produkt tipik i kohës së tij. 5-6 vjetët në OKB e transformuan nga thellësia e gjykimit, peshimi i situatave dhe shprehja në gjirin e Misionit, në mbledhjet dhe takimet në OKB, si dhe në raporte me MPJ. Një provë-kalitje mund të merrej edhe v. 1969 kur mbante mbi shpatulla gjithçka rridhnin nga funksioni i të ngarkuarit me punë a.i. Shumësia e çështjeve, që rrokte OKB-ja e tejngarkuan, po edhe e gëzonin, e nderuan dhe e afirmuan ndërkombëtarisht dhe një nga drejtimet me rëndësi ndërkombëtare në politikën e RPSH, vijoi të qëndronte me përparësi “Ripranimi i RP të Kinës në OKB”. Për atë po stërflitej me tone dhe topa, por çështja mbetej e bllokuar nga fuqi të mëdha. Prandaj konseguente dhe e vendosur, RPSH iu rikthye edhe në sesionin 25 të AP të OKB. Kësisoj Sekretari I-rë, i Ngarkuar me Punë a.i, paraprakisht u doli përpara çdo detyre të pritshme:

“Ministrisë së Jashtme. Nr. 656, dt. 18.8.69.

Dr. Vangjel Kasapi

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf