Shkëmbim i tokës mes Serbisë dhe Kosovës do të destabilizojë Ballkanin

108

Heather Conley dhe Matthew Melino

Pse një shkëmbim tokash në Ballkanin Perëndimor do të destabilizojë Rajonin

Ëndërrimtarët transatlantikë të shekullit 21

Heather Conley, nënkryetar për Evropën, Euroazinë dhe Arktikun dhe drejtor i programit të Evropës në qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare (CSIS) në Washington DC dhe Matthew Melino, hulumtues në programin e Evropës të (CSIS) kanë dalë së bashku në një raport (Twenty-first Centery transatlantics sleep Walker) lidhur me zhvillimet e fundit midis Kosovës dhe Serbisë, saktësisht për debatin pë shkëmbimin e territoreve.

Historia përmban ironi të mëdha.

Vrasja e Arqidukës Franc Ferdinand nga nacionalistët serbë në Sarajevë, më 28 qershor 1914, filloi një zinxhir të paparashikuar ngjarjesh, të cilat çuan në shkatërrim perandorish, kufizim kufijsh dhe lindën shtete të reja të pavarura. Ndërsa përgatitemi për të festuar 100-vjetorin e armëpushimit, që i dha fund Luftës së Parë Botërore, në nëntor, është ironike që ne jemi përsëri të përballë një ngjarjeje potencialisht të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor – një marrëveshjeje midis Serbisë dhe Kosovës për të shkëmbyer toka përgjatë vijave etnike – gjë që mund të shkaktojë paqëndrueshmëri të paparashikuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Dhe ashtu si në vitin 1914, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian janë duke anashkaluar gati pa u zgjuar e shqetësuar sa duhet për të. Është koha për ta zgjuar dhe sensibilizuar komunitetin transatlantik ndaj rreziqeve destabilizuese që sjell një shkëmbim tokash në Ballkanit Perëndimor përpara se të jetë tepër vonë.

Një histori e shkurtër

Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, një dekadë pasi Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ndërhyri ushtarakisht për t’i dhënë fund vrasjes së civilëve shqiptarë kosovarë nga forcat serbe gjatë një rebelimi dy-vjeçar. Sot, Kosova njihet si shtet i pavarur nga 111 prej 193 shteteve anëtare të OKB-së. Por Rusia, Kina dhe Serbia nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe po kështu as pesë vende të BE-së; Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar burime të konsiderueshme diplomatike, ekonomike dhe të ushtarake në Kosovë, dhe po ashtu edhe NATO e Bashkimi Evropian. Shtetet e Bashkuara kanë siguruar dhe investuar rreth 510 milionë dollarë fonde të ndihmës për zhvillim. NATO aktualisht mban 3,865 ushtarë me armë të lehta në Kosovë (KFOR), prej të cilave Forca Shumëkombëshe të Betejës, KFOR-in, ndërsa në Lindje udhëhiqet prej Gardës Kombëtare të Ushtrisë së SHBA si dhe 655, personel ushtarak. E megjithatë përkundër këtyre investimeve nga komuniteti transatlantik, integrimi multietnik i Kosovës nuk ka qenë efektiv.

Në vitin 2011, Beogradi dhe Prishtina filluan të negociojnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, si pjesë e një dialogu të mundësuar nga BE. Të dy vendet ranë dakord për Marrëveshjen e Parë të Parimeve, të cilat drejtojnë Normalizimin e Marrëdhënieve në vitin 2013, për të zgjidhur të gjitha çështjet reciprole. Pas kësaj marrëveshjeje, Bashkimi Evropian rekomandoi që Kosova të fillojë negociatat për të përfunduar një Marrëveshje Stabilizimi dhe Asociimi që të fillojnë kështu edhe negociatat për aderim në BE me Serbinë. Gjatë pesë viteve të fundit, disa përparime të kufizuara janë bërë nga Serbia dhe Kosova, por jo të mjaftueshme për të zvogëluar ndjenjën nacionaliste në të dy vendet, pasi serbët dhe kosovarët përballen ende me rrethana shumë të vështira ekonomike, me probleme korrupsioni dhe kriminaliteti (veçanërisht në zonat kufitare) – si dhe paraqesin pasoja të influencës negative ruse.

Si mund të ndihmohet një marrëdhënie që nuk po do të normalizohet

Serbia dhe Kosova kanë qenë në një bllokadë diplomatike për pesë vitet e fundit. Kosova nuk mund të arrijë njohje ndërkombëtare në Kombet e Bashkuara dhe Serbia, nuk mund të arrijë anëtarësimin në Bashkimin Evropian, vetëm, në rast se normalizojnë marrëdhëniet e tyre dypalëshe. Më 9 gusht, presidenti serb Aleksandar Vuçiç hodhi një ide të guximshme për t’u “shkëputur” nga ky ngërç, duke risjellë dhe deklaruar një dëshirë të që e ushqejnë për një kohë të gjatë lidhur me ndarjen e Kosovës. Dëshirë, e cila do të ndante Kosovën veriore, të banuar me  serbë (rreth Mitrovicës) dhe ta integrojë atë me Serbinë duke ofruar në këmbim enklava shqiptare në jug të Serbisë të banuara nga shqiptarë si p.sh. (Lugina e Preshevës) dhe përfshirjen e tyre brenda Kosovës. Fillimisht kjo ide, e mbështetur edhe nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndarja nuk është e destinuar për të ndarë të gjithë serbët etnikë dhe shqiptarët e Kosovës; sepse 60 për qind e serbëve etnikë do të mbeten ende në Kosovë.

Megjithatë, ideja u krijua për të qenë mjaft simbolike e  për të zmbrapsur dhe qetësuar nacionalistët në të dy vendet, në mënyrë që t’i hapte rrugën kështu për njohjen e pavarësisë Kosovës nga ana e Serbisë (që do t’i jepte Kosovës njohjen e plotë ndërkombëtare, pra atë çka kërkonte) dhe njëkohësisht do të lejojë Serbinë të ecë përpara me anëtarësimin e saj të mundshëm në BE (që është edhe qëllimi i dëshiruar i presidentit Vuçiç).

Rruga  e propozuar çon larg nga Ballkani Perëndimor Multietnik dhe i Integruar

Ndoshta më e habitshëm në këto synime ishte pranimi diplomatik i një shkëmbimi të tillë të tokës nga qeveria e SHBA dhe Bashkimit Evropian, me shpresën se do të “zbuste” tonet e bisedimeve që donin të arrinin normalizimin e marrëdhënieve. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kishin kundërshtuar gjithmonë idenë e ndarjes së Kosovës, duke i dhënë përparësi stabilitetit të Rajonit dhe duke hedhur poshtë propozimet për lëshimet e tokës në bazë të identiteteve etnike. Ndërhyrja ushtarake e bashkësisë transatlantike në Kosovë ilustron angazhimin e SHBA dhe Evropës për mbrojtjen e pakicave etnike dhe promovimin e shoqërive pluraliste. Duket e jashtëzakonshme, që pas 20 vitesh angazhimi dhe investimesh thelbësore të mëdha në integrimin etnik të Kosovës, Shtetet e Bashkuara do të ndryshonin në mënyrë dramatike pozicionin e tyre për Kosovën, duke deklaruar se nuk kishin ende një pikëpamje për këtë çështje, e cila potencialisht mund ta destabilizojë Rajonin duke e çuar në dhunë dhe të ndikojë madje edhe tek 655 forca amerikane në Kosovë. Këshilltari amerikan i sigurisë kombëtare, John Bolton deklaroi, se:

Në këto raste Politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kjo, nëse të dy palët mund të mund të arrijnë marrëveshje mes tyre, ne nuk përjashtojmë mundësinë e korrigjimit të territoreve. Nuk na takon neve që të shprehemi për këtë çështje.”Ai gjithashtu deklaroi:” Nuk do të ndërhyjmë mes tyre dhe nuk mendoj se askush në Evropë do të ndërhyjë nëse të dy palët në arrijnë një marrëveshje reciprokisht të kënaqshme “.

Një kujtesë historike për ambasadorin Bolton:

Herën e fundit që të dy partitë u përpoqën të “punonin” vetë, 3,000 shqiptarë të Kosovës u vranë dhe 600,000 njerëz (shumica e tyre etnikë shqiptarë) migruan në Evropën Perëndimore. Konflikti përfundoi me intervenimin ushtarak të NATO-s. Po aq befasuese, Bashkimi Evropian  ndau një perspektivë të ngjashme, laissez-faire  (lëre të lirë )me atë të Ambasadorit Bolton. Johannes Hahn, komisioneri i zgjerimit të BE, ka deklaruar, “Cilado qoftë zgjidhja në fund, dhe ne nuk duhet të përjashtojmë asgjë. . . [ajo] duhet të respektohet se qëllimi kryesor është stabiliteti në rajon. ” Ai vazhdoi,” Ne duhet t’ia lëmë atyre. . . gjetja e një zgjidhjeje do të mbështetet nga ne, nëse përgjithësisht marrëveshja  është në rregull “. Në mënyrë tipike Gjermania është e para anëtare e BE-së që nënvizon rëndësinë e madhe të stabilitetit. Por në këtë rast, Gjermania është e vetmja (e shprehur gojarisht) nga anëtaret e BE-së që kundërshtoi marrëveshjen e shkëmbimit të tokës. Kancelarja Merkel ka deklaruar se integriteti territorial i shteteve të Ballkanit Perëndimor ishte “i shenjtë”, tha ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas, “Ne besojmë se kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popullsi dhe kështu jemi shumë skeptikë.” pavarësisht nga mungesa e mbështetjes gjermane për një marrëveshje për shkëmbimin e tokës, Bashkimi Evropian nuk është në gjendje të mbajë një qëndrim të unifikuar për këtë çështje, për aq kohë sa pesë anëtarë të BE nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Për fat të keq, nuk ka pasur përpjekje të përbashkëta për t’i bërë këta pesë anëtarë të BE të njohin pavarësinë e Kosovës, dhe duket shumë e vështirë që ata do ta bëjnë këtë dhe për këtë arsye roli i vazhdueshëm i SHBA në procesin e normalizimit mbetet i rëndësishëm.

 

‘Shpirtrat e trazuar’ në Rajon

Ndërsa kryetarët Vuçiç dhe Thaçi fillimisht ishin entuziastë për konceptin e shkëmbimit të tokës, të dy ndeshën rezistencën e fortë vendase ndaj ndarjes. Një takim i planifikuar i udhëheqësve ballë për ballë, i cili kishte për qëllim bisedimet e mëtejshme të normalizimit, nuk u zhvillua më 7 shtator me Përfaqësuesen e Lartë të BE, Frederica Mogherini dhe, ndërsa tensioni u rrit mes dy partive, përfaqësuesja e lartë u detyrua të ndërmarrë rol diplomatik mes dy udhëheqësve. Të dy Vuciç dhe Thaçi bënë vizita të paparalajmëruara në Kosovën e veriut (Liqeni Gazivode) gjatë javëve të fundit, të cilat shkaktuan protesta lokale dhe demonstrata publike kundër ndarjes, në kryeqytetet e tyre përkatëse. Presidenti Vuçiç është në një pozitë shumë më të fortë politike për të përballuar protesta të tilla publike, por presidenti Thaçi është në një pozitë më të dobët, ndërsa përpiqet të sigurojë trashëgiminë e tij politike dhe rëndësinë e vazhdueshme ndaj fuqisë në rritje të rivalit të tij politik, kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili  kundërshton fuqishëm ndarjen. Nuk ka konsensus midis serbëve apo shqiptarëve të kosovës për idenë e shkëmbimit të tokës; i vetmi vend ku ka konsensus është në Uashington dhe Bruksel. Për momentin, ideja e shkëmbimit të tokës nuk është duke u ndjekur në mënyrë aktive. Megjithatë, përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet e Serbisë dhe Kosovës, kërkesa e Prishtinës për njohjen ndërkombëtare dhe shtyrja e Beogradit drejt integrimit evropian në BE mbeten të “mbërthyer”, që do të thotë, se kjo ide mund të ringjallet në të ardhmen, potencialisht me inkurajim të qetë nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – të dyja këto mund të përdorin ide të reja dhe inovative të politikave për të nxitur integrimin më të madh dhe bashkëjetesën e suksesshme multietnike, në vend të ndarjes. Ndikimi i ndihmës amerikane dhe evropiane për konceptin e shkëmbimit të tokës ka efekte të forta përtej Serbisë dhe Kosovës. Gjatë seancës dëgjimore të konfirmimit para Komitetit të Senatit të SHBA për Marrëdhëniet me Jashtë, Ambasadori amerikan i emëruar në Bosnje, Eric George Nelson, pohoi në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me marrëveshjen e shkëmbimit të tokës në Kosovë, “Është e rëndësishme të bëhet e qartë se nuk ka paralele me Bosnjën”.

Por për fat të keq ka, ekziston. Pas zgjedhjeve jashtëzakonisht komplekse në Bosnje-Hercegovinë më 7 tetor, imagjinoni, ç’do të ndodhte,  nëse serbët dhe kroatët të dominonin komunat në Bosnje-Hercegovinë, duke iu referuar precedentit të shkëmbimit të tokave në Kosovë  dhe duke kërkuar të thyejnë bllokun kushtetues të Marrëveshjeve të Dejtonit, a do të kishin propozuar ujdi të reja? Po sikur Milorad Dodik, ish-udhëheqësi i Republika Srpska dhe tani i sapo zgjedhur në selinë serbe, në presidencën trepalëshe të Bosnjes, të kërkojë një marrëveshje shkëmbimi toke, që do të çonte në një Republikë Srpska të re të pavarur?! Dhe imagjinoni, nëse shqiptarët etnikë do të kërkonin një territor të mëtejshëm etnikisht homogjen, si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni, duke krijuar një “Shqipëri të Madhe”, sepse të dy palët ishin “në gjendje të arrinin një marrëveshje mes tyre”. Ndoshta, në këtë mënyrë, shkëmbimet tokësore mund të aneksohen zyrtarisht, duke e bërë rishikimin e kufijve një çështje më të shpeshtë në Evropë (zoti Dodik tashmë ka theksuar se Bosnja duhet ta njohë aneksimin e Krimesë nga Rusia). Në një rajon të tillë të brishtë dhe etnikisht të larmishëm, një shkëputje dhe copëzim i tillë do të ishte shumë destabilizues.

Dhe, ku ka ndarje të thellë shoqërore, zakonisht gjendet një ndikim i hapur dhe i fshehtë rus, i cili ndihmon në thellimin e këtyre ndarjeve dhe largimin e Ballkanit Perëndimor nga Perëndimi. Serbia është një aleat i hershëm i Rusisë dhe marrëdhëniet dypalëshe vazhdojnë të thellohen, madje, edhe kur Serbia kërkon anëtarësimin në BE. Presidenti Vuçiç ka kërkuar në mënyrë aktive këshillën dhe mbështetjen e Presidentit rus Putin dhe ka deklaruar se asnjë marrëveshje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e Rusisë. Ne e dimë se ka pasur ndikim të gjerë rus në ambientin politik malazez në Ballkanin Perëndimor, që u shfaq edhe në referendumin e fundit për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, madje  edhe përpara  në anëtarësimin të Malit të Zi në NATO.

Në fund, ndoshta e vetmja dinamikë pozitive që do të vinte nga Serbia dhe ideja e shkëmbimit të tokës me Kosovën ishte; të zgjojë komunitetin transatlantik nga gjumi i tyre strategjik në mënyrë që të mund të riorganizojë dhe riaktivizojë integrimin rajonal multietnik në Ballkanin Perëndimor.