Bie shtylla elektrike në një shkollë

486
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Cërrik, për pasojë janë lënduar 4 nxenës

Burime bëjnë me dije se është rrëzuar një shtyllë e energjisë elektrike në oborrin e një shkolle në fshatin Gostimë, bashkia Cërrik.

Për pasojë janë lënduar 4 nxenës. Tre prej tyre gjenden në gjendje më të mirë, ndërsa i katërti në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Është bërë e mundur transportimi i tyre për në spital. Ende nuk dihen identitetet e nxënësve të lënduar.

Ajo që është edhe më alarmante në këtë situatë është prania e shtyllave me një rrezik të tillë pranë ambienteve të shkollave.