I dënuar me 5 vjet burg për mashtrim, arrestohet në Rinas 38-vjeçari

421
Arrestohet në aeroportin e Rinasit një 38-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi është dënuar me 5 vite burg për mashtrim, nga Gjykata e Tiranës. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Elvis Petraj është arrestuar një ditë më parë në aeroportin “Nënë Tereza”.

“Më datë 29.10.2015, në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas, është ndaluar shtetasi Elvis Petraj, 38 vjeç, banues në Tirane. Ky shtetas u ndalua sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i K.Penal.”- thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal