Plagoset me thikë një person në Shkodër, policia niset në vendngjarje

86
Sigal

Një plagosje me armë të ftohtë është regjistruar në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Parrucë. Sipas raportimeve të para, një person është goditur me thikë. I plagosur ka mbetur shtetasi Bledar Troshani, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Shkodrës.

Ende nuk dihet gjendja e tij, ndërkohë policia është nisur drejt vendngjarjes.