Berisha: Rama angazhoi prej figurave më të fuqishme të FBI-së kundër PD-së

87
Sigal

Lideri demokrat, Sali Berisha akuzon Edi Ramën se duke paguar një prej figurave më të fuqishme të FBI, synoi shkatërrimin e Partisë Demokratike.

Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Berisha tha se sot afera Rama-McGonigal, është kryeafera e planetit.

Berisha tha gjithashtu se korruptimi që i ka bërë Edi Rama Charles McGonigal, është një dramë e tmerrshme edhe për fushën e sigurisë sa në SHBA aq edhe në Shqipëri.

“Edi Rama me aktin e tij, ndaj PD-së me angazhimin e njërit prej figurave më të fuqishme të zbulimit të vendit partner, për falsifikim, manipulim dhe luftë të hapur ndaj PD-së, tregon se ai meriton çdo dënim, ndëshkim dhe tregon se demokratet dhe demokratët do të ngrihen në një betejë vendimtare, kësaj here për shpëtimin e Shqipërisë nga armiku më i egër që shqiptarët kanë pasur pas Enver Hoxhës, në historinë e tyre. Sot afera Rama-McGonigal, është kryeafera e planetit. Një dramë e tmerrshme në fushën e sigurisë që zhvillohet sa në SHBA, po kaq edhe në Tiranë, që ka për autor, Charls McGonigal, njeriun kryesor të kundërzbulimit në SHBA, që kishte njohuri të tmerrshme, të jashtëzakonshme për sigurinë e vendit të madh. Dhe ky njeri i ofrohet Edi Ramës për të shkatërruar opozitën shqiptare. Këtë njeri, Edi Rama pasi grabiti zgjedhjet e 2017, e kontrakton për t’i dhënë opozitës goditjen e mëshirës“, u shpreh Berisha.