Dr. Ina Zhupa: Të shkrihet dhe të nisin hetimet parlamentare për vendimet abuzive të kreut të Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo

308
Sigal

Pas prezantimit të raportit vjetor së RTSH në Kuvend Leka Bungo, Kryetari i Këshillit Drejtues së RTSH shkaktoi një situatë aspak serioze kur u përplas me deklaratat e thëna po nga vetë ai mbi një pyetje të deputetes Ina Zhupa. Deputetja demokrate iu drejtua me pyetjen nëse Bungo ishte ose jo në dijeni se Drejtori i ri i RTSH kishte patur në pronësi një portal në emër të tij të njohur si AlpeNews.al. Fillimisht Bungo tha se nuk dinte gjë për këtë, por vetëm pas pak minutash tha se Po ai ka patur, por se nuk e ka më në pronësi.

“Unë personalisht nuk e di që ky njeri duke ju referuar Alfred Pezës ka portal, tani që e mora vesh… unë mendoj që ju të na votoni që të na hiqni neve që na keni vënë…” – tha fillimisht Bungo, por vetëm pas pak minutash pas kësaj thënie ai tha se: “tani ka një gjë, kjo nuk varet personalisht nga unë. Zoti Peza nuk e ka tani këtë, këtë portal e ka patur… ua më kapët..” – tha Bungo në Kuvendin e Shqipërisë të enjten. Taulant Balla Kreu i grupit të socialistëve duke parë reagimet e opozitës tha se “Leka Bungo s’ka lidhje me ne” siç e cilësoi ai referuar faktit se dikur sipas Ballës ai ka qënë shef i prapavijës së Partisë Demokratike përtej ironisë Balla tha se duhet të tregonit më shumë dashuri mes së djathtëve. Por Taulant Balla nuk la pa thënë edhe një nënlinjë të fortë mendimi. Edhe përse e quajti “Këshillë” Taulant Balla iu drejtua Drejtuesit të Këshillit së RTSH se duhet të ndryshojë staturë pasi ky televizion kështu siç është nuk i duhet as politikës as shqiptarëve. Më herët deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa iu drejtua me disa pyetje Bungos, por ato mbetën pa përgjigje.