Shqiptarë…mësojeni historinë tuaj ashtu siç është dhe jo ashtu sikurse ju a servirin…

855
Sigal

Asriatik R. DOSTI

…Ja edhe disa arsye të tjera përse Kadaresë NUK i duhet dhënë Çmimi Nobël…

Një status i thjeshtë, por i mençur i mikut tim të mirë Ilir Kapllani, si dhe një tjetër konciz i mikeshës së mirë, Mirela Bogdani rreth Kadaresë më nxiten të shkruaj këtë pasdite të kësaj të Diele me shi këtu në Michiganin e largët amerikan radhët e mëposhtme për të shumëpërfolurin ”Krenari e shqiptarëve” shkrimtarin kontravers Ismail Kadare… Po jep shumë mendime, opinione, deklarata e po mban disa lloje ”të çuditshme” qëndrimesh për ngjarje të ndryshme aktuale të Shqipërisë kandidati i hershëm i Çmimit Nobël, shkrimtari i njohur shqiptaro-francez Kadare. Po flet për ”desidencën” e poemës “Pashallarët e Kuq”, për “Rilindjen” e Ramës, për prishjen e Teatrit e deri tek edhe propozimi i tij për President të Republikës për Sandër Lleshin e sapo emëruar Ministër i Brendshëm…i Edvinit. Është paksa i çuditshëm ky rizgjim disi i vonuar i Kadaresë, për sa u përket halleve të shumta e pa mbarim që po kalon vendi e populli i tij që sikurse thotë po ai vetë …meritojnë një fat tjetër e dukshëm më të mirë. Ok…Ismail fole e po flet dhe mirë bën se të takon të flasësh, se jo më kot këta të sotmit… ”të tutë” që ishin po të tutë edhe dje ta bënë karabinanë 3-katëshe atje në Gjirokastër dhe ti Lepe e këta Peqe…Po si nuk po thua një fjalë për rrënimin që po i bëhet qëllimshëm nga këta bastardë në pushtet  po të njëjtin faj kanë edhe ata që ishin në pushtet para këtyre! Shtëpisë ku lindi Gjiganti i Letrave shqipe …patrioti e nacionalisti i flaktë At Gjergj Fishta, të cilin lloji, raca e soji tënd e la deri edhe pa varr duke ia flakur eshtrat në Lumë? Mirë që dje e shave, e ofendove, e sulmove dhe e dërrmove egërsisht duke e quajtur obskurantist, tradhtar e armik etj., etj., dhe më pas ”u shfajësove” duke thënë si gjithmonë shprehjen tënde të neveritshme steriotipe…e po ashtu ishte koha atëherë, po sot…të paktën për dinjitet e burrni, për moral, karakter, personalitet e integritet si njeri e qytetar i këtij Kombi e pastaj si shkrimtar, përse nuk vë ulërimën, piskamën e të alarmosh qeverinë e shtetit shqiptar për këtë mynxyrë kombëtare ose për këtë vdekje e zhdukje për së dyti që po i bëjnë Korifeut të shqiptarizmës, Fishtës së pa vdekshëm? Të paktën kësisoj do kishe shfajësuar disi realisht krimin e bërë dje ndaj figurës e veprës së tij…dhe do kishe rehabilituar disi edhe ndërgjegjen tënde qytetare e profesionale ndaj tij, por edhe ndaj një sërë figurash të tjera të njëjta ndaj të cilëve për vite me radhë hodhe baltë e llum sa deshe e derdhe inate e mllefe pa limit…se ”ashtu ishte koha”… Fjala vjen a nuk mund të hapte Zotëria juaj një Fondacion Kombëtar në mbrojtje të figurave të tilla të krenarisë sonë kombëtare për veprën e gjithçka tjetër të mbetur prej tyre ende në tokën e dheun, të cilat ata i deshën ku e ku më shumë e më fort se ty? Dhe kjo me vepra e jo me fjalë,  z.Kadare. Përse nuk u ndjeve kurrkund ti z.Kadare kur amaneti i të madhit shqiptar Faik Konica për t’u prehur në Dheun e tij nuk u bë realitet edhe shumë vite më pas se sa rënia e komunizmit në Shqipëri? Ku ishe e ku je ti z.Kadare …kur eshtrat e Patriotit, nacionalistit e pendë-vuajturit për Shqipëri…Mit’hat Bej Frashëri vijnë në Atdheun e tij vetëm 28 vjet pas rënies së komunizmit e 6 dekada pas vdekjes së tij në rrethana ende të pa qarta fort e tepër misterioze? Pse nuk ndihesh, nuk flet e nuk prononcohesh po publikisht ti, z.Kadare për veprën e jetën e Ernest Koliqit…të cilin e luftove si pak kush tjetër pikërisht atëherë…”kur ashtu ishte koha”…? Pse asnjë fjalë e vetme prej teje e asnjë lloj vlerësimi për gjeninë tjetër të poezisë shqipe Mjedën e madh të gegnishtes sonë brilante?

 

Një qytetar fisnik i një vendi e një shkrimtar i tij që ka vite që kërkon vlerësimin Nobël nga bota e qytetëruar por edhe ajo e civilizuar e letrave kurrsesi nuk mund të heshtte kësisoj kaq ndyrë e turpshëm përpara vlerave kolosale të bashkatdhetarëve por edhe kolegëve të tij ndër vite, aq më shumë që ata e vepra e tyre e ndritur i shërbeu dje por i shërben ndoshta edhe më fort akoma sot shqiptarëve e kombit të tyre…ndërsa jeta e vepra jote në shërbim të të gjitha klasave politike shqiptare që nga dalja jote prej dyerve të Institutit Gorki në Moskë .. e në vazhdim fatkeqësisht ju ka shërbyer vetëm atyre e bythës tënde dhe asnjëherë Shqipërisë e shqiptarëve… Të ishe në krye të Lidhjes së shkrimtarëve të lidhur të Shqipërisë e në krah të Nexhmije Hoxhës e Kristaq Ramës në Kuvendin e Diktatorit ku miratoheshin ligjet kundër Shqipërisë e shqiptarëve, si dhe t’i kushtoje Poema Partisë ..e Romane Diktatorit …si dhe të qëndroje me thikë në dorë e gati për t’u prerë kokat Fishtës, Mjedës, Koliqit, Frashërit, e Konicës me shokë… doemos atyre dhe vetëm atyre mund t’ju shërbeje siç ju shërbeve dhe kurrsesi vendit e popullit tënd sado që ç’nuk po bën t’u servirësh sot të kundërtën shqiptarëve për të pranuar ”desidencën” tënde të djeshme … Ndaj këto por edhe shumë arsye të tjera të pelivanllikut të jetës e veprës tënde ”desidente” e kombëtare shko e shitjua një vendi e një populli tjetër por jo shqiptarëve e Shqipërisë të cilët i quajte deri edhe Jashtëqitje  dhe ju ktheve kurrizin e çave ferrën për të shpëtuar bythën tënde dhe e ndale vrapin në Paris, kur ata kishin nevojë për ty më shumë se kurrë. Nuk po hyj në atë se si i ftoje dhunshëm shqiptarët që nga Parisi që t’u besonin reformave të pasuesit të Diktatorit…Ramiz Alisë  kur ata s’kishin as bukë thatë të mbushnin barkun, dhe as edhe në Letrën ”dashamirëse ” publike drejtuar Lulëzim Bashës që të hiqte dorë e t’ia linte vendin Edvin Kristaq Ramës… se trashet zullumi yt goxha ok… Historinë e tyre shqiptarët duhet ta mësojnë ashtu sikurse ka ndodhur realisht e jo ashtu sikurse kërkoni tj’ua servirni ju e kallëpi juaj, ok. Ndaj jo se jam shqiptari kundër shqiptarit e jo se kam ndonjë gjë personale a profesionale ndaj teje z.Kadare, por Çmimin Nobël nuk mund ta marrin vetëm ata njerëz qe ndofta dinë të shkruajnë bukur e madje edhe shumë, por ky çmim prestigjioz e tepër i respektuar u jepet atyre që jetën e veprën e tyre e venë në shërbim të njerëzimit, popujve e kombeve që aspirojnë lirinë, ndershmërinë, drejtësinë, të mirën, progresin e përparimin sikurse edhe Paqen e begatinë; e jo atyre që ju shërbejnë klasave të caktuara politike e aq më shumë Diktaturave të egra e vrasëse komuniste e bolshevike, sikurse ju shërbeu në tërësinë e saj ndër vite jeta e vepra jote, diktaturës e komunizmit barbar shqiptar. Ndaj ju nuk ju takon absolutisht një nder e vlerësim i tillë prestigjioz ndërkombëtar dhe kjo për faj të askujt tjetër, përveç fajit të vetë, Ismail Kadaresë, shkrimtar e qytetar së bashku.