Nesër lexoni/ Tri momentet më të rëndësishme në historinë e shkollës “Skënderbej”

566
Në historikun zyrtar të funksionimit të Shkollës së Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skënderbej” dhe në kujtesën e bashkëkohësve, drejtuesve të saj gjatë kësaj periudhe, vërehen dhe disa momente kritike që lidhen me fatin e saj. Referuar sa më sipër, ndër momentet delikate të ekzistencës së kësaj shkolle (1945-1992), janë:
Momenti i parë, hapja e shkollës
Kjo shkollë, u krijua me vendim të posaçëm të qeverisë së kohës, menjëherë pas përfundimit të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, përkatësisht më 25 mars të vitit 1945. Motivet e hapjes të kësaj shkolle, jepen shkurtimisht dhe në urdhrin përkatës. Është periudha kur pas çlirimit, krijimi i ushtrisë së re të vendit, me bazë njësitë dhe repartet partizane, kërkonte dhe kuadro të shkolluar. Gjatë Luftës, shumica e komandantëve të nënreparteve e reparteve, u bënë të tillë në beteja e sipër, pa shkolla përkatëse profesionale. Vetëm me disa përjashtime, të disa ish-oficerë që lanë studimet jashtë vendit në mes apo të tjerë që braktisën regjimin e kaluar e që nuk i kishin lyer duart me gjak, duke iu bashkuar lëvizjes për çlirim. Por nevojat, tashmë, ishin për kuadro të reja. Për këtë arsye, u mendua nga qeveria e re, që të hapej shkolla e kadetëve, ku siç dihet, kadetin e parë, ishin djemtë e rinj partizanë që erdhën në bankat e dijes të kësaj shkollë, bashkë me armën që kishin luftuar kundër pushtuesve.
Urdhri për hapjen e shkollës së kadetëve (që mori emrin Shkolla “Skënderbej”), mbanë datën 8 dhjetor 1944, konceptuar nën okelion “Udhëzim drejtuar Shtabit të Korparmatës I për t’i hequr nga ushtria partizanët në moshë të vogël dhe për t’i dërguar në shkollë dhe është firmosur nga Gjeneral-kolonel Enver Hoxha. Ndër të tjera, në këtë urdhër thuhet…

Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”