Nesër do të lexoni/ Balluku, si u kryqëzua në Organizatën Bazë

166
Albert Kotini
Vitet 1974-1975. Deri në këtë moment ishin shokë lufte, shkolle, pune, por u desh për të shpëtuar kokën t’i bënin varrin njëri-tjetrit. Janë një mal me dokumente dhe mijëra dëshmitarë të gjallë sot që përjetuan atë tragjedi, e cila mbartet si një komedi e seleksionimit midis shokëve të idealeve. Dosierët e kësaj natyre e kanë përshkruar këtë situatë dhe lexuesi ka marrë informacion për të cilat ka mbetur i zhgënjyer, sepse u bë një dëm i madh për tërë shoqërinë shqiptare. Mirëpo aktualisht që shkruajmë akoma ky dëm ka lënë pasoja në metodën e punës si një mentalitet i sëmurë partiak, kundër terminologjia demokraci ka zënë vend, ndërsa në zbatim ndodh e njëjta gjë si dikur nëpër organizata bazë partie. Tjetër është një kryeministër, president, kryetar bashkie si eksponent partie dhe tjetër në institucion e standardeve evropiane. Pra një dyzim i personaliteteve drejtuese të shtetit shqiptar. Dosierët për të cilët po shkruajmë, kanë mjaft akte ku janë marrë në qafë jetë njerëzish, të cilat iniciuan mjaft mbledhje në front, punë e kudo për të anatemuar me çdo kusht armiqtë e zbuluar të këtij komploti të madh. Pikërisht origjina e kësaj pune filloi në organizatën bazë të partisë. Adami gjethen e mbante përpara për të fshehur intimitetin ndërsa në vitet ’74 –’75 gjeneralët tanë gjethen e mbajtën nga e kundërta, sepse organizata bazë e partisë gjeneronte dogma, të cilat duheshin zbatuar…..
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…