Ramiz Alia jep “OK” për të bërë tregti me armët

1876
Sigal

Albert KOTINI

DOSSIER/ Zbulohet korrenspondenca “tepër sekrete” e ministrit të mbrojtjes me komandantin e përgjithshëm. Si filloi shitja e armëve të ushtrisë në mënyrë shtetërore. Pse Gërdeci është si “Kutia e Pandorës”

Kryevepra e Gëtes për “Kutinë e Pandorës” apo filmat fantastiko- shkencor që ka realizuar Hollivudi në kërkim të “Kutisë së Pandorës” dhe mos hapja e saj, do të pasurohej përfundimisht edhe me enigmën-Gërdec. Them, enigmë, se e tillë bëhet kur në vend të avokaturës dëgjojmë apologjinë e partisë përballë akuzës.

Koncepti i çështjes

Dihet se parimi (rregulli) bazë i procedurës së parë në të gjitha sistemet (diktaturë apo demokraci) kanë në thelb që: “Hetimet janë sekrete për aq kohë sa nuk bëhen publike”, kjo për faktin se interesat janë publike, prandaj duhet t’i dalësh për zot vetë që të marrësh përgjegjësitë si i akuzuar. Kuptohet se në qoftë se ti e shkel këtë rregull, atëherë bën politikë me të, sikur jemi në ndonjë Plenium, Byro politike apo Kongres. Aq më tepër kur je ndonjë kryetar partie do bërë kujdes i veçantë, jo për emrin, se sa për cenimin e partisë, sepse nuk i shkojnë njerëzit në votime. Në këtë kontekst, indirekt prek demokracinë. Prandaj respektushmëria e barazisë civile të qytetarëve bëhet nga dy palët: Akuza dhe i akuzuari që duhet të respektohen. Ka një kontradiktë: Në qoftë se instituti i akuzës është element i ri, që do të thotë në çdo do çast mund të krijon dyshimin e arrestimit. Duke qenë element publik bie në kundërshtim me vetveten duke goditur institucionet politike, në kundërshtim me rendin, me liritë e të drejtave të qytetarëve që përbëjnë statusin e shtetit. Duke u bërë element publik institute – akuza del kundër vetes (d.m.th nuk bën punë e vet, s’është profesionale), sepse punët në publik janë të ndryshme. Parimi i barazisë që nga koha e rënies së mbretërve (Francë, Angli etj) u bë gjenerues i demokracisë. Prandaj instituti i akuzës në këtë sistem është element i ri d.m.th dyshimi dhe ankimi, sipas standardeve të kohës. Duke krijuar këtë standard, konceptohet një sistem i tërë i shoqërisë për drejtësinë. Mirëpo kjo bëhet duke folur thjeshtë e pastër në fjalime (purizëm) dhe jo thjesht mohimin me “nuk e di” “nuk është kështu e nuk është ashtu”. Mohimi buron nga dyshimi si një metodë krahasimi me terren të vjetër 50 vjeçar. Dyshimi është tepër i rrezikshëm ku rezervohet arkivohet kot. Enver Hoxha nuk duronte dot dyshimin, prandaj suprimoi dhe Ministrinë e Drejtësisë. Duhet parë akuza si një dritare e hapësirë dhe jo si gardian. Prokurori konsiderohet i zgjuar e profesionist, të mos ketë barrierë për tjetrit që e quan veten më të zgjuar se ai. Prokurori në qoftë se është i aftë, i zgjuar kur është për ta dënuar – dënoje, kur s’është, hapi krahun e lirisë. Janë probleme të Prokurorisë kur nuk e arreston personin. Çfarë ka partia?! Kuptohet që apologjia e Partisë tregon se ajo është nën trysninë e saj ideologjike sepse përcjell idetë e saj në popull. Nga ana tjetër partia është vetëm objekt, ndërsa shoqëria civile ka njerëz më të nderuar se partia, gjykatës, prokurorë, policë dhe biznesmenët. Pse të kemi frikë nga statukuoja kur besimi ka ndryshuar. Në qoftë se pengon, trysnia publike është si produkt i vetë po kësaj trysni e dhe jo i partive. Prandaj, me t’u bërë publike quhet i tillë, sepse nuk je më njeri privat. Kjo është demokratike, lëri militantët atje ku janë. Prandaj dokumentet që servirim janë mbajtur tepër sekret, nuk janë bërë publike, as partiake por vetëm të një rrethi të ngushtë, derisa ka marrë drejtim kushtetues. Pra konkluzioni i parë: Përvoja është e njohur si procedurë për shitjen e armëve që në vitin 1990, në veçanti në ministrinë e mbrojtjes. Këtu nuk është çështje emrash, të cilët i nxori në sipërfaqe Gërdeci. Por një rrjedhojë që nga “Mejko”, “DMIBM” e deri tek “Alba Demil” apo “SAC”, si një aktivitet që ka përfshirë gjithë titullarët e ministrisë së mbrojtjes për 18 vjet. I plasën në dorë këtij ministri, kryetar partie apo këtyre gjeneralëve është tjetër gjë. “Kutia e Pandorës” ashtu si viti 1997 është e vështirë të hapet, por të mbyllet me ndonjë kokë turku dhe në vend të ustallarëve të dënohen çirakët, si bedel të tyre do të ishte një zhgënjim total për shoqërinë

Ku ngeci tek Gërdeci

Origjina “Demokratike” e shpërthimit të municioneve në Gërdec është që më 16 tetor 1990, e dokumentuar si kërkesë nga një firmë belge për Ministrin e Mbrojtjes. Që nga kjo ditë u bë pikënisje për të fituar valutë të pastër me këtë lloj tregtie të panjohur deri atëherë në ish- Shqipërinë Socialiste. Nevoja për valutë në vitet 1990-1991 ishte çështje jetike për ditët e fundit të regjimit. Megjithatë hezitohet sepse dëshira e nevoja binte në kundërshtim motivin e tregtisë së armëve. Kështu që u ndoq me rreptësi procedura ligjore nga Ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi, i cili mori firmat sugjerimet, miratimet profesionale të dy zëvendësministrave të tij dhe tërë drejtorëve të asaj ministrie dhe fare hapur kërkoi lejen nga komandanti i përgjithshëm Ramiz Alia. Paralelisht u zhvillua një korrenspondencë zyrtare brenda ligjeve të atij shteti me ministrin e Tregtisë së Jashtme dhe ministrin e Punëve të Brendshme. Duke legalizuar veprimet e tyre me firmat e huaja. Asnjë nuk thoshte se “nuk di gjë”, as Kryeministri aq Presidenti (komandanti i përgjithshëm), as ministri i Mbrojtjes (kryesori) dhe as dikasteret e tjera, sepse çdo veprim e kishin të bazuar në akte zyrtare legjitime sipas hierarkisë nga poshtë lart e anasjelltas. Koha ishte e viteve 1990-1991 kur po transformohej shteti i ri nga shpërbërja e të vjetrit dhe shumë mirë në këtë turbulencë mund të spekulohej, të përvetësoheshin (edhe pse jo në xhepa personal) mjaft valutë, ndërsa ngjarjet e mëvonshme si zor ta mbulonin këtë marifet të së shkuarës. Por nuk u bë. Veçse me një “uri” të tejskajshme dhe të domosdoshme në disa mijëra valutë tip kesh. Ato vitet 1990-1991 përmbanin në dukje dy botë antagoniste të paragjykuara nga propaganda: viktima dhe vrasje politike, duke nënkuptuar ngjarjet në kufi. Arratisjet apo mbrojtjen e bustit të Enver Hoxhës në Shkollën e Bashkuar si një lloj puçi antidemokratik. Megjithatë u frenua në kohë me ngjarje sporadike përplasja mbarëpopullore. Mirëpo nga viti 1991 deri në 2008 vendi i eksplozivit që ishin depot e municionit apo depot e Poliçanit, helmi në Mjekës etj., shpëtuan vetëm nga fakti se specialistët, punëtorët ishin vendas dhe e dinin mirë rrezikun. Aq të aftë e të kualifikuar ishin këta specialistë sa që zor se mund të gjeje në çdo vend tjetër të Shqipërisë. Kur isha për kontroll në arkivin e Ministrisë së Mbrojtjes, nuk m’u lejua të futesha në MEJKO, sepse edhe shefja e llogarisë, pa folur për drejtori, kishte lidhje direkt me ministrin për çdo informacion. Më mirë se çdo njeri që dinte këtë ndërmarrje ishte vetëm ministri, i cili merrte informacion të plotë të për lëvizjet e atij bilanci fitimprurës nga malli i tregtisë së armëve. Çfarë nuk dinte ministri i sotëm për këtë çështje të një praktike të njohur më parë? Drejtësia, humbja e jetës së 26 vetave, dëshiron që çdo bashkëqytetar të harrojnë mentalitetet e vjetra, e që me pretekst luftash politike turbullojnë vendin dhe ja helmojnë ekzistencën për bashkim paqe përparim e zbatim ligjesh. Drejtësia duhet të edukojë me përbuzje rrugën e tmerrit, të krimit të vesit për vjedhje. Populloi çështjen e Gërdecit e trajton si një mohim të harresës së krimit 18 vjeçar, por nuk mund të bindet pa u zbardhur deri në fund. Kjo kërkon që çështja e Gërdecit të mos manipulohet nga politika, interesat e partive, opinionet individuale, por vetëm nga respekti konform ligjeve sepse biem në fatalitet. Së fundi është e domosdoshme që çështja e kësaj tregtie e studiuar në tërësi të bëhet larg tensioneve politike dhe larg kaheve të kundërta, për të treguar jo papjekuri e paaftësi, por një kurajë profesionale që shoqëria e pret me shumë dëshirë. Gjeneralët tanë të mos fshehin kokën ashtu siç bënë në 1997 ata me 4 yje dhe sot mbas Gërdecit këta me 2 yje sepse vetëm belbëzojnë e s’marrin asnjë përgjegjësi gjë, e cila kujton dhe frikën e gjeneralëve në vitet ‘74-‘75. Për mua, as Delijorgji, as Pinari, kontratues civilë, nuk mund të dalin para ekipit ushtarak të Ministrisë së Mbrojtjes për ta fetishizuar çështjen, sepse në fund të fundit ata civilë kur gjejnë “budallenj” dhe të çara përfitojnë. Kjo është tjetër çështje e këtij apokalipsi që mori jetë njerëzish. Ja përse Ramiz Alia apo Kiço Mustaqi dolën pa lagur, ngaqë nuk ia ngecën njëri-tjetrit, por proceduan brenda rregullave e me ligjet e kohës. Këtu është çështja; në qoftë se është shkelur ligji çdo gjë është e qartë edhe për hetimin e çështjes për të cilin sekreti është mbi të gjitha.

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes Popullore

Nr.723 Prot

 

Tepër Sekret

Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RPSSH

Shokut Ramiz Alia

Këto ditë nga Tekno-importi na është paraqitur kërkesa për t’i shitur një firme belge, 12 milionë copë fishekë pushke e automatiku dhe 2 milionë copë fishekë mitralozi kundërajror. Në një rast kemi pasur kërkesë edhe për automatikë ASH-82 nga një firmë tregtare koreano-veriore. Sipas të dhënave për çmimet e blerjes dhe kostos së prodhimit për dy llojet e fishekëve, del se eksporti i tyre është me leverdi, pasi realizohet një e ardhur neto prej rreth 400 mijë dollarësh. Ne mendojmë që t’i trajtojmë në eksport artikujt e mësipërm, por pa prishur normat e gatishmërisë luftarake. Theksojmë se sasitë që kërkohen nuk krijojnë shqetësim, pasi janë prodhime që realizohen në uzinat tona. Për këtë problem është vënë në dijeni edhe shoku Adil. Për të vepruar me këta artikuj, mendojmë që bisedimet me firmën dhe kontraktimi të bëhen në Tiranë, duke përcaktuar që malli të dorëzohet në anijen e firmës në Portin e Durrësit. Ju lutem miratimin tuaj!

Ministri i Mbrojtjes Popullore

Kiço Mustaqi

 

Tepër – Sekret

Shokut Kiço Mustaqi

Ministër i Mbrojtjes Popullore

Shoku Ramiz Alia, Sekretar i Parë i Komitetit Qendror të Partisë dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të RPSH, pasi u njoh me përmbajtjen e shkresës Nr.723 datë 16.10.1990 duke u shfaqur dakord me propozimin tuaj, vuri këtë shënim: “Vetëm duhet pasur kujdes, sepse mund të jenë terroristë ose elementë provokatorë. Nga u lindi ideja të blejnë në Shqipëri? Kush i njeh këta?!”

Presim përgjigje

Ndihmësi

Vaskë Çifligu

 

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes Popullore

Nr.142 Prot

 

Sekret

Lënda: Kërkohen sqarime për firmat e huaja

Ministrisë së Tregtisë së Jashtme

Shokut Shane Korbeci

Lidhur me kërkesat nga ndërmarrja juaj tekno-import, që të eksportojë municione, pasi i konsultuam dhe me shokët e udhëheqjes, gjykojmë se para veprimit për eksportimin e municioneve dhe armëve, duhet pasur kujdes, sepse mundet që ata që i marrin të jenë terroristë ose elementë provokatorë. Duhet parë nga u lindi ideja të blejnë në Shqipëri? Kush i njeh këta, etj?! Lutemi t’i sqaroni këto çështje dhe na informoni, pasi duhet të gjykojmë si të veprojmë dhe t’i përgjigjemi shokëve të udhëheqjes në Komitetin Qendror. Veç kësaj gjykojmë se është e nevojshme të kemi të dhëna më të plota për firmën blerëse dhe për destinacionin e përdorimit të artikujve që kërkohen.

Ministri i Mbrojtjes Popullore

Kiço Mustaqi

 

Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë

Ministria e Mbrojtjes Popullore

Nr.142 Prot

 

Sekret

Lënda: Kërkohet leje për shitjen e armëve dhe municioneve

Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RPSSH

Shokut Ramiz Alia

Në kuadrin e lidhjeve afariste me jashtë, disa firma private gjermane dhe kineze na kanë ofruar bashkëpunimin e tyre për të blerë armë e municione të ndryshme. Në legjislacionin në fuqi nuk ekziston ndonjë akt që të trajtojë problemin e eksport – importit të armëve dhe municioneve. Për këtë kërkojmë leje për të hyrë në kontakte direkte me këto firma për shitjen e një sasie armësh e municionesh. Aktiviteti do të zhvillohet në kuadrin e afarizmit, pa u prononcuar Qeveria dhe Ndërmarrjet e Tregtisë së Jashtme. Objekti i këtij aktiviteti mendojmë të jenë armët e këmbësorisë “trofe” dhe një sasi automatikësh (prodhim vendi) si dhe municionet e tyre. Nga disa të dhëna paraprake rezulton se nga ky aktivitet mund të sigurojmë sasi të konsiderueshme valutë, për të mbajtur në punë punëtorët e për të zgjeruar prodhimin, lehtësohet sigurimi i lëndëve të para të importit për këto prodhime me materiale të garantuara. Sqarojmë se shpenzimet e nevojshme për sigurimin e kontratave dhe zhvillimin e këtij aktiviteti do të përballohen nga vetë firmat në kuadrin e këtij bashkëpunimi

Ministri i Mbrojtjes Popullore

Kiço Mustaqi