Kujtim Boriçi/ Simpozium Ndërkombëtat për ringritjen e Bektashizmit dhe roli historik i Dede Reshat Bardhit

621
Sot në kryeqytetin shqiptar, përkatësisht në hotel Tirana Internacional zhvillohet një aktivitet i rëndësishëm me përmasa ndërkombëtare për ringritjen e bektashizmit përmes traditës së Ehli-Bejtit dhe roli historik i Dede Reshatr Bardhit. Ky sipozium ndërkombëtar zhvillohet nën përkujdesjen e Hirësisë së Tij, Kryegjyshit Botëror të Bektashizmit Haxhi Baba Edmond Brahimaj. Në ‘të, përveç studjuesve vendas të njohur të kësaj fushe marrin pjesë dhe studiues të njohur nga shtete të ndryshme të Europës dhe më gjerë. Gjithashtu, në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë edhe drejtues të lartë të shtetit shqiptar. “Ky simpozium ndërkombëtar që zhvillohet në Shqipëri, është në vazhdën e aktiviteteve të shumta që bën Selia e Shenjtë Bektashiane për njohjen e tarikatit bektazhian, historisë tetë shekullore të tij, në funksion të rritjes së kontributit të bektashianëve në gjithë botën për paqen, dashurinë, harmoninë dhe mirësinë. Ne kemi marr të gjitha masat që ky aktivitet i rëndësishëm të zhvillohet me sukses”- shton mes të tjerave për gazetën “Telegraf “, Hirësisë e Tij, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Baba Edmond Brahimaj.

Aktiviteti

Detajet e këtij aktiviteti të rëndësishëm jo vetëm për bektashianët po shumë më gjerë që nis në orën 17:00 të ditës së some, i jep për “Telegraf’, moderatori Syrja Xhelaj. Kështu, pas përshëndetjes së Kryegjyshit Edmond Brahimaj, do të përshëndesë z. Skënder Bruçaj Skënder Bruçaj dhe pas tij, znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës. Në vazhdim do të përshëndesë z. Blendi Klosi, Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe përfaqësuesi i OSBE-së në Tiranë. Pas përshëndetjes së Sheh Rustem Shehut, anëtar Nderi i komuniteteve të tarikateve në Ballkan, do të përshëndesë simpoziumin ndërkombëtar Presidenti i Republikës, Shkëlqesia e Tij, Bujar Nishani. 

Në orën 16:45 të po kësaj dite, në panelin e dytë, do të vazhdojnë kumtesat sipas radhës: “Familja profetike në mendimin bektashian” nga Ma. Admir Sherifi-Maqedoni; “Imam Aliu, porta e qytetit të diturisë” nga Prof. Dr. Osman Egri-Turqi; “Dede Reshat Bardhi, një bekim për bektashinjtë e botës: nga Dr. Anna Rykova-Rusi; “Mirësitë e Ehli-Bejtit në Azinë e Mesme dhe Kazakistan: nga Prof. Dr. Myhiddidin Paçayev Isaoli-Kazakistan; “Roli historik i Dede Reshat Bardhit në ringritjen e bektashizmit: nga Haxhi Baba Sadik Ibrokodheli; “Simbolet dhe terminologjia në Bektashizëm” nga Dr. Sevinç Ammudova-Azerbaxhan; “Gjurmët bektashiane në Bullgari” nga Dr. Nevena Gramatikove-Bullgari; “Islami si fe e paqes kundër çdo lloj radikalizmi nga Dr. Damir Hajredinov-Rusi, “Teqeja e Durballi Sulltanit në Greqi, një monument vlerash” nga Dr. Xhevdet Zeka-Shqipëri; “Teqeja e Gjakovës, vatër edukimi për brezat” nga Baba Mumin Lamaj-Kosovë dhe “Një besim i mrekullueshëm që pasurohet çdo ditë” nga Prof. Asoc. Gentiana Skura-Shqipëri.
Aktivitete të tjera

Në ditët në vazhdim, sipas konfirmimeve për “Telegraf” Selia e Shenjtë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Tiranë, do të organizoj dhe disa aktivitete të tjera. Kështu, më 22 mars ëshët Festa kombëtare, ditëlindja e Imam Aliut. Peligrinazhe në disa objekte bektashiane në vend e jasht Shqipërisë si dhe përkujtimi i datës së vendosjes së Selisë së Kryegjyshatës Botërore në Shqqipëri.