Kiço Blushi/ Dëshmori Pandi Nashi: Ideali im do të rrojë përjetë

747
Kam në duar fotografitë e një dëshmori. Emri i tij është Pandi Nashi, ose siç e thërrisnim gjatë luftës Pandi Dardha, duke i vënë si mbiemër emrin e fshatit të tij. Është e vështirë të shkruash për njerëz që nuk i ke njohur. Akoma më e vështirë qenka të shkruash jetën e një dëshmori. Gjithmonë mbetet diçka që nuk e zbulon dot, sepse lufta po ikën larg në kohë, ndërsa jeta e dëshmorëve është shumë e gjerë dhe komplekse dhe nuk përmblidhet vetëm disa fakte dhe data. Mora vesh se shkrimtari Shefqet Musaraj e ka njohur personalisht Pandi Nashin. Kemi qenë bashkë për ca kohë në qarkun e Tiranës- kujton Shefqeti. Pandi ka qenë një nga shokët më të përgatitur. Djalë i guximshëm dhe organizator i zoti. Ai u atashua përkohësisht pranë Qarkorit me funksionin e përgjegjësit ushtarak. Ishte koha kur do të mblidhej Kongresi i Përmetit. Shoku Gogo Nushi kishte kaluar në Pezë për të vajtur në Përmet. Që nga Peza shoku Gogo na dërgon një letër ku na kërkonte njëri nga Tirana që të vinte në Pezë për të mësuar funksionimin e bombave me sahat, për të hedhur në erë disa objekte shumë të rëndësishme të armikut në Tiranë. Bisedoj me Pandin, si përgjegjës ushtarak të Qarkorit. Harrova të them se Pandi erdhi nga Peza në Qarkor. Në Pezë Pandi kish qenë zv. Komisar batalioni. 
Për më tepër lexoni gazetën Telegraf
Sigal