Elona Shehu (Shahini)/ Kriza financiare e 2008 dhe pasojat: Kriza greke pa ndikim

1642
Kriza financiare që u ndje në vitin 2008 dhe që ende nuk i janë shuar pasojat në disa prej ekonomive Europiane pati ndikim edhe në ekonominëShqiptare. Në Shqipëri për shkak të strukturës dhe pjekurisë së sistemit kapitalist shqiptar, shkallës së lidhjes me ekonomitë e prekura më shumë prej saj, pati ndikime negative dhe ndikime pozitive. Disa prej treguesve kryesorë të prekur janë trajtuar si vijon.

a.Ndikimi i krizës në PBB, inflacion dhe papunësi
Nga paraqitja grafike shihet qartë se ritmi i rritjes reale ekonomike ka rënë në mënyrë të dukshme nga 7.5% në 0.4%. Ritmi i rritjes së PBB-së nominale ka rënë nga 11.7% në 2008 në 2.2% në 2013.Rënia e tyre është shoqëruar me rënien e të ardhurave dhe të produktit të brendshëm për frymë duke ndikuar negativisht në mirëqënien e popullsisë Shqiptare. Faktori kryesor që ka ndikuar në rënien e ekonomisë ka qënë Kërkesa e Brendshme AD e cila është ulur për ҫdo vit me përjashtim të vitit 2012. Në uljen e kërkesës së brendëshme ndikim më të madh negativ kanë dhënë Investimet të cilat në vitet 2008, 2010 dhe 2012 kanë qënë më të ulta sesa një vit më parë. Norma e papunësisë është rritur dukshëm, nga 12.5% në vitin 2008 në 17.9% në vitin 2014. Kjo rritje e nivelit të papunësisëështë e lidhur me nivelin e rënies së Prodhimit të Brendshëm. Ekonomia Shqiptare sipas këtij treguesi, që në vitin 2010 ka qënë në recension. Norma e inflacionit qëndron në parametrat eparashikuar të Bankës Qëndrore, në kuotën . Në 4 vitet e fundit ka varjuar nga 2.4% në 0.7% në 2014. Norma e inflacionit është një tregues tërësisht i importuar. Kjo, duke marrë në konsideratë efektin e politikave monetare në Shqipëri ku rreth 60% të tregut të kredive dhe 50% të tregut të depozitave e zënë ato në valutë. Kjo edhe për faktin e strukturës së shportës së mallrave ku pjesa më e madhe e tyre janë të mira importi. Mbi 60% të importeve e realizojmë me vendet e BE-së, vende nga të cilat u importua edhe kriza.

1. Koeficientët e korelacionit për PBB-në dhe Normën e Infalcionit midis Shqipërisëvendeve fqinje
Emertimi                            Europe              Greqi            Itali          Kosove        Maqedoni
PBB                                   0.26                  0.85              0.21        0.90            0.47
Inflacion                             0.45                  0.78              0.40        0.67            0.32
Të dhënat e tabelës tregojnë qartë lidhjen e drejtë midis PBB-së dhe inflacionit në Shqipëri me vendet e BE-së, Kosovës dhe Maqedonisë. Norma e inflacionit është më shumë e lidhur sesa treguesit e tjerë makroekonomikë. Në këtë mënyrë norma e inflacionit të huaj, në periudhën e krizës financiare, ka ndikuar pozitivisht në normën e inflacionit në Shqipëri.

b.Ndikimi në treguesit e tregëtisë me jashtë
Kriza financiare ka pasur ndikim edhe në treguesit e tregëtisë me jashtë. Investimet e huaja neto në 2013 dhe 2014 janë rritur dukshëm në krahasim me vitet 2008-2012. Në vitin 2010 dhe 2012 kemi pasur rënien më të madhe të investimeve në vend me -5.8 dhe -9.7% në krahasim me një vit më parë. Mund të thuhet se kriza financiare, për llogari tëIHD-ve për vitet 2013-2014 ka ndikuar pozitivisht. Remitancat kanë ardhur vazhdimisht në rënie. Kjo tregon se në këtë zë kriza financiare ka pasur ndikim negativ. Ky ndikim negativ duket edhe në disa tregues të tjerë si numri i madhi kthimeve të emigrantëve nga Greqia.

2.Ttreguesit e tregëtisë me jashtë
Nr                      Vitet                     2008                2009               2010       2011      2012          2013        2014
1                        IHD ml Euro        609.8                 688.7             788.5      608.9     647.0         923.2       801.3
2                  Remitanca ml Euro   833 781.3         689.8              664.5      675.3     543.8         591.9
3   Kursi këmbimit Lekë/euro         122.8               132.1               137.8     140.3     139          140.3        140
Burimi:Banka e Shqipërisë
3. Eksport-Importet dhe Defiçiti tregtar
Emertimi 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014
Eksporte 112,572 104,515 161,548 196,897 213,030 246,391 255,759
Importe 439,894 428,839 477,768 544,004 528,490 517,378 552,274
Deficiti Tregtar -327,322 -324,324 -316,220 -347,107 -315,460 -270,987 -296,515

Burimi INSTAT
Të dhënat e tabelës 3 tregojnë për dinamikën e eksport-importeve për periudhën 2008-2014. Vëllimi i eksporteve (në lekë) në 2014 është rritur në shumë absolute 2.2 herë më shumë se në vitin 2008. Vëllimi i importeve në 2014 në krahasim me 2008 është rritur me 25.5%. Diferenca në ritmin e rritjes ka dhënë efektin e saj në shkallën e mbulimit të importeve me eksporte. Në 2008 shkalla e mbulimit ishte 25.5%, në vitin 2014 ajo arriti në 46.3%. Deficitit tregtar për të njëjtën periudhë kohe është ulur me 10% ose me rreth 31 miliardë lekë. Rritja e eksporteve dhe rënja e deficiteti të Bilancit Tregëtar kanë dhënë ndikim pozitiv në rritjen e PBB-së reale dhe nominale.
c. Ndikimi në treguesit e bilancit fiskal
4. Të dhëna mbi treguesit e bilancit fiscal 2008-2014
Nr             Vitet                                                   2008                2009          2010                2011         2012         2013          2014
1              Të ardhura buxhetore mld lekë          291.2              299             324.7              330.5         330.4         327.2        366.7
2              Shpenzime buxhetore mld lekë          351.5              379.9          362.8               376.3         376.2         394.1       438.8
3              Deficiti buxhetor mld lekë                  -60.3              -80.9            -38                 -45.8           -45.9          -66.9        -72.1
4              Borxhi brendshëm mld lekë               400.5             415              407.4              438.6           470.4        520.8      564.7
5              Borxhi jashtëm mld lekë                    195.4             267.5            308                 333.9          357.6         363.9         412.4
Burimi:Banka e Shqipërisë
Nga tabela 4 shikojmë se të ardhurat buxhetore kanë ardhur në rritje të vazhdueshme. Në vitin 2014 në krahasim me vitin 2008 janë rritur me 29.2%. Shpenzimet buxhetore janë rritur me 24.8%. Të dyja janë rritur edhe në raport me PBB-në. Raporti midis shpenzimeve dhe të ardhurave buxhetore thuajse nuk ka ndryshuar në vite, ai ka mbetur në 20%. Deficiti buxhetor në vitin 2013 dhe 2014 është rritur me mbi 25 miliardë lekë në krahasim me vitet 2010-2012. Nga analiza e shifrave të mësipërme konkluzioni është i thjeshtë, kriza financiare ka ndikuar negativisht në deficitin buxhetor veҫanërisht në vitet 2013 dhe 2014.
Borxhi i brendshëm nga 2008 në 2014 është rritur me 141%, borxhi i jashtëm është rritur me 211%. Borxhi në total sot diskutohet të jetë rreth 70% e PBB-së. E veҫanta në dinamikën e borxhit qëndron në faktin se është ulur ritmi i ritjes së borxhit të brendshëm dhe është rritur dinamika e borxhit të jashtëm, janë ulur letrat me vlerë afatshkurtër dhe janë rritur ato afatgjata.
d. Ndikimi në treguesit e agregatëve monetarë(në % ndaj vitit të mëparëshëm)
5. Dinamika e treguesve monetarë në % ndaj vitit të mëparëshëm
Nr                               Vitet                              2009              2010           2011          2012            2013          2014
1                                M1                                0.57                -3.20           0.54          1.55              5.23           19.40
2                                M2                                 4.18               4.55            7.03           3.49              3.52           4.21
3                               M3                                  6.84               12.48           9.16           4.98            2.28            4.00
4                               Paraja në qarkullim          6.38              -6.65            0.30             -0.99            3.38         9.00
5                               P.jashtë bankave             6.74               -6.70        -0.05            -1.13            3.22          9.40
6                                Baza monetare               4.82               -0.49           2.26            2.73            3.46          8.05
Burimi:Banka e Shqipërisë
Agregatët monetarë nuk kanë pasur ndonjë tendencë të caktuar. Agregati M1i cili përfaqëson paratë jashtë bankave dhe depozitat pa afat është agregati më i pa qëndrueshëm. Ai ka varjuar nga -3.2 % në 2010 në 19.4% në 2014. M1 në 2014 në krahasim me vitin 2013 është rritur me 19.4%. Kjo rritje nuk ka ardhur nga rritja e parasë jashtë korporatave por ka ardhur si rezultat i rritjes së llogarisë rjedhëse dhe i depozitave pa afat të cilat nga 2013 në 2014 u rritën me rreth 40%. Depozitat me afat në 2014 janë ulur në shumë absolute me rreth 28 miliardë lekë në krahasim me 2013 ose -7.1%. Kjo ulje nuk ka ndikuar shumë në dinamikën e M2 sepse ka qënë rritja e M1 që e ka amortizuar rënjen e depozitave me afat në lekë. Depozitat në valutë janë rritur më 18 miliardë ose me 3.7%. Kjo rritje nuk ka dhënë ndonjë ndikim të ndjeshëm në agregatin M3. Paraja në qarkullim ka pasur luhatje të dukshme. Në vitet 2010 dhe 2012 ajo është ulur dukshëm në krahasim me vitet paraardhëse. Në vitin 2014 është rritur me 9%. Paraja jashtë bankave për vitet 2010-2012 ka ardhur në rënie, është rritur vetëm në 2013 dhe 2014. Baza monetare ka qënë treguesi më i qëndrueshëm. Dinamika e këtyre treguesve tregon se rritja ekonomike ka qënë simbolike ose nuk ka pasur rritje fare. Në shumë absolute në 2014 në krahasim me 2008 janë rritur M1 me 12.2%, M2 me 30%, M3 me 46.4%, paratë në qarkullim me 11.3%, paratë jashtë banke me 10.7% dhe baza monetare me 22%. Edhe në shumë absolute këta tregues, tregojnë se ritja ekonomike ka qënë shumë e vogël ose e pa ndjeshme.
6. Koeficienti korelacionit midis agregateve monetare, PBB-së dhe normës së inflacionit:
Korelacioni PBB% Inf%
M1 -0.66768284 -0.8582181
M2 0.312339411 -0.1025479
M3 0.858279897 0.66989593
Paraja në qarkullim -0.45071424 -0.9612186
P.jashtë bankave -0.42968144 -0.954972
Sigal