Av. Agim Gjoleka: Dreka e Konti Çianos në Vlorë, të gjithë grabisnin mishin në pjata

731
Sigal

Av. Agim Gjoleka: Ju tregoj kujtimet dhe jetën patriotike të Mehmetali  Shehu

Në portën e pallatit të Mbretit ZOG dhe arratisja e tij

Në portën e pallatit të tij Mbreti vendosi gardën të rreshtuar në tre rreshta me pushke e bajoneta mbërthyer, për të ndalur demonstruesit që po i afroheshin pallatit. Në muret e këtij pallati filloi përleshja e popullit me gardistët, me grushte, gurë e dru, shumë prej tyre u gjakosën. Në këtë përleshje elementë disfatistë hipën në vende të larta dhe bënin thirrje popullit që të zgjidhte një përfaqësues për tek mbreti për të kërkuar prej tij armë. Stavri Bojaxhiu një element disfatist propozoi që përfaqësia të përbëhej nga Mehdi Frashëri, Tajar Zavalani dhe ai vetë. Kjo përfaqësi shkoi tek mbreti dhe pas disa çastesh dolën dhe njoftuan popullin se mbreti do të plotësonte kërkesat e tyre për armë, prandaj të gjithë nesër të paraqiten nëpër qendra të caktuara për t’u regjistruar vullnetarë për të luftuar.

për më tepër lexoni Gazetën Telegraf