Me urdhër të kryetarit, tokat e Manzës ujiten me ujin e pijshëm të Sukthit

    407
    Sigal

    Sukthi/Rikthimi i shërbimit të transportit hekurudhor, nevojë emergjente për banorët

    Në shkrimet e botuara nga “Telegraf” në numrat e kaluar, ku një banore denoncon skandalet e bashkisë Sukth, përmenden pronat publike, projekti pilot që u pagua dhe nuk u vu në shërbim, ndërsa sot në këtë shkrim bëhet fjalë për ujin e pijshëm. “Pikat e ujit që dalin në tubacionin e shtëpisë time, asnjëherë nuk u informova nëse janë fekale, apo ujë. Pasi nga ngjyra dhe era që posedon të vjen ndot dhe neveri ta shohësh, jo më tepër ta pish. Sido që të jetë, ato prapë pika janë, jo burim. Çfarë ndodhi,  muajin e parë të marrjes së mandatit? Kryetari jonë i nderuar u gjet në një dilemë, ku duhej të zgjidhte, t’i jepte ujin më shumë se 30 000 mijë banorëve që e votuan, e vlerësuan, i dhanë besimin për menaxhimin e taksave të tyre, emrin duke e bërë dikushi, etj., apo zonën ku banonte? Uji i tubacionit të mëparshëm të shkonte në Vadardhë, lagje, stalla, perimore dhe pallate duke kompletuar të gjithë zonën me ujë të pijshëm. Ditën që ky tubacion duhej të vihej në punë, nuk u pa asnjë ndryshim, sepse i gjithë uji vajti në Manzë me urdhër të kryetarit. Personi që e kundërshtoi këtë fakt, si përgjegjës i Ujësjellësit të Kanalizimeve në atë kohë, z. I.H, aktualisht është një i papunë. Bëhet një investim i dytë duke prishur asfaltin e të gjitha rrugëve, zotëria e dinte që nuk do të kishte rezultat dhe shpërdoroi taksat për të hedhur hi syve, sikur uji ka vajtur në Manzë, vaditen tokat, kurse Sukthi vuan, sepse personi që ata zgjodhën në fund të fundit nuk është banor i zonës së tyre”.

    Stacioni i Trenit i Bashkisë Sukth, ishte një nga fotot që bëri xhiron e botës, jo vetëm në Shqipëri, për faktin që nuk ishte investuar, por ç’të shohim! Nga një stacion, të cilit nuk i ishin lyer muret, na u shfaq një stacion me mure të lyera, por ku është investuar sa për rrëzimin dhe ngritjen e një stacioni të ri nga themelet. Spontanisht lind pyetja: Ku vajtën këto fonde? Në projektin e ri dhe të publikuar, shfaqet një gardh në hapësirën që në këtë stacion parkohen makinat. Kush e ka në plan ta zërë këtë pronë publike!? Apo ky është një nga planet e “zaptuesve” të cilët kanë marrë dhe zënë më shumë se 80 % të pronave publike në këtë komunitet dhe ç’është më e keqja, në këto foto shikohet një stacion, për shërbimin e transportit hekurudhor, ku ata banorë nuk e kanë mundësinë për transport tjetër, pasi ky është më pak i kushtueshëm. Për studentët që frekuentojnë shkollat, ato fshatarë, ku meqenëse shteti nuk i siguron tregun e shitjes ku të shesin produktet bujqësore apo blegtorale, të shesin mallrat e tyre, por duke paguar pak për transportin etj.. Ministria e Transportit shpall falimentimin për hekurudhat! 1-Duke hequr mundësinë e udhëtarëve. 2-Duke shkurtuar vende pune. 3-Duke hedhur poshtë një investim të bërë po nga ata (duke shpërdoruar taksat tona). Lind pyetja, mos vallë zaptuesit nuk u kënaqën, por morën dhe godinën!?