Ahmet DEMAJ/ Labëria, kontributi dhe përgjegjësia historike

142

Prisja të dëgjoja këngën: “Një vaporr sa gjysm’e malit/ Bie armët e Selamit”, Por jo. Manjetofoni, shpërthehu: “Mamica moj mamica/ Ç’të hidhen ato cica

 Një organizim deri në perfeksion, meritën për të cilin e adresojmë tek përgjegjshmëria e kryesisë së shoqatës Labëria, e cila promovojë edhe këtë radhë vlera sipërore për t’i lakmuar pse jo dhe politika tërësore, madje dhe politika zyrtare-shtetërore. Mikpritja e shkëlqyer gjirokastrite na obligon të themi me plot gojën kemi të drejtë të themi me

përulësi: Faleminderit Gjirokastër!

  J’ua paçim hua në Qytetin Heroik, Vlorën nderi i kombit!

Hapësirë për raporte, deklarata, nderime dhe falënderime, diskutime dhe debate dhe për këtë nderim që të parët tanë labë i quajtën takime të tilla, Kuvende. Jemi pa kundërshtar, prandaj diskutojmë hapur dhe si vëllezër e shkuar vëllezërve, mirëkuptohemi.

  Ju lumtë djemve të Labërisë që ftuan në vallen labe shqiptarin kosovar dhe kosovarin-shqiptar Prof. Rexhep Qosja. Të lumtë o shqiptar’ i mirë që jo vetëm di të hedhësh vallen labe, por edhe të meritosh të jesh në krye të saj plot ndere. Nderim burrë-shtetit: Alfred Moisiut që çdo fjalë e tij që tha rrezatoi qëndresën dhe karakterin burrëror, në çdo vështirësi dhe zotësi për të dalë mbi ‘to.

S’kemi pse të fshehim gëzimin që ndiem kur nga vlerësimi që Prof. Ago Nezha bëri për shoqatën “Labëria”, Vlor’ e Flamurit dhe e Pavarësisë, në raportin, i cili mbajti para këtij kuvendi, por si vlonjat lab nuk na ekzaltoi një trastë suksese që kishim përpara një thesi me halle që kemi të gjithë. Ndaj ndryshe nga të tjerët në diskutimin tonë ngritëm edhe probleme.

   Së pari për këngën labe, për të cilën kemi Tapinë e saj dhe ajo na shërben si pasaporta jonë në gjigandin GLOBALIZËM, i cili na imponohet me madhësinë që ka dhe duhet të përballojmë me vlerat që kemi të trashëguara dhe të pasuruara.

  S’dua të komentojë këngën labe. Më bukur se miku jonë Petrit Ruka se realizojë dot. Kam një mall të cilin dua të ndajmë së bashku në këtë Kuvend të madhe Burrash, Labërie dhe pse jo Shqipërie dhe mbarë Shqipërie!

 Në vitet ‘70-‘75 si ushtar i shërbimit të kufirit dhe studentë në Shkodër dëgjoja këngën Labe: “Bejkë e bardhë e Bor’e malit/ Ti je ilaçin çobanit. Si dhe: “Tatëpjetë bregut kur vijem/ Jelek verdha veshuro/ Thashë se vije tek unë/ Dola duke qeshuro… Dhe këto këngë labe i këndonin edhe shkodranët dhe këngët shkodrane e korçare i këndonin dhe i këndojë edhe labët, vlonjatët, gjirokastritët, tepelenasit, sarandjotët dhe gjithë kjo trevë e Labërisë dhe jo vetëm. Deri atje ishin shtrirë kufijtë e këngës labe dhe anasjelltas, kjo ambasadore fuqiplotë e të gjitha kohëve!

   Këto vargje brilante flasin për fisnikëri të autorëve, interpretim të këngëtarëve virtuoz, që i këndonin të bukurës dhe trimes, Gruas labe. Personalisht, e çmoj këngën nga gjeografia që zapton dhe jetëgjatësia e saj, jo nga daljet në podiumet dhe festivalet.

 Në vitin 2006 më pushojnë si drejtues shkolle dhe më detyrojnë të jepja lëndën e Gjuhë- Letërsisë. Fal Pedagogjikes së Gjirokastrës dhe profesorëve të mi, akademikut Jorgo Bulo, Jorgo Rafi, Niko Kajtazi, e Hasan Sazani, të cilët i kujtoj dhe i nderoj me respekt që na përgatitën si “gjitharmësh” në mësimdhënie, guxova të pranojë…

   Ç’ndodhi? Në orën e parë të mësimit, u përballa me temën: “Mblidhni dhe interpretoni folklorin e zonës”. Prisja të dëgjoja këngën: “Një vaporr sa gjysm’e malit/ Bie armët e Selamit”, ose : “Në Vlorë foli prefekti/ Osmen Haxhi Muhameti”… Por jo. Manjetofoni që kishte sjell nxënësit, shpërtheu: “Mamica moj mamica/ Ç’të hidhen ato cica/ Kur në këmbë kalon/ Gjithë qyteti të nderon…. Mjaftë bërtita dhe prisja të dytën, më keq akoma. O kam B… të mira. Çirrej një këngë tjetër.

Nga frika se mos vinte ndonjë disk më i keq, ndërpreva orën e mësimit dhe bëra çfarë mund të bëj një mësues, kur shikon gremina të tilla, të rrokullisjes së kulturës popullore.

   Për 500 vjet mezi hoqëm perçen. Për 50 vjet mezi reformuam çitjanet, për mbi 20 vjet kërkojmë dhe e zhveshim lakuriq, e dhunojmë bukurinë e gruas labe, e shqiptare, gjoja në emër të modernizimit!  Nuk këndojmë më këngë labe në dasmë, sepse blejmë 2 milionë lekë këngëtarin! S’venë më në dasmë moshatarët, se i mbyt dixhej. I shohin fëmijët e tyre të deformuar nga muzika Pop, dhe kërcimi Rrok. Ju propozoj që në 70 -vjetorin e Çlirimit dhe në Festivalin e Gjirokastrës të demonstrojmë, të konkurrojmë, të parapërgatitemi, të përfaqësojmë më me dinjitet këngën dhe kostumin LAB, të kënduar 3500 vjet më parë, që nga Akili dhe Pirua i Epirit.

Më lartë përmenda fjalën Globalizëm. Na ka ardhur në Shqipëri, në Vlorë dhe në Velçën time dhe i kemi thënë bujrum. Të marri me të mirën, jemi bërë krushq në Angli, Amerikë, Rusi, Francë, Gjermani, Itali, Greqi, Turqi madje këta dy vjet nja 200 djem nga Vlora punojnë si skllevër në Afrikë. Kam frikë se dhe atje do lidhim krushqi dhe nuk mund ta paragjykojë se do t’më thonin racist, por kam frikë se çfarë kulture do të sjellin dhe çfarë kulture do të përfitojnë prej nesh?!

  E quajnë kulturë drogën dhe e sjellin edhe në Labëri! Unë e quaj kriminale. Sepse ajo 10, por 100 apo 1000 djem edhe nga Lumi i Vlorës, janë në burgje dhe kur do të dalin prej andej, për larje hesapesh do të përfundojnë në varreza.

  E quajnë profesion të vjetër prostitucionin, por kur lexojmë e dëgjojmë që 12 mijë vajza shqiptare bëhen punonjëse seksi nëpër Europë, them lagë qoftë nëse ka edhe ndonjë  vajzë, a grua labe.

  U grim në shkrime e deri në demonstrata për të drejtat e homoseksualëve, sepse  O.J.Q, politikanë të kupolës, drejtues, dhe parlamentar dalin me ta përpara publikut dhe kamerave për të drejtat e tyre që s’dihet ku e marri frymëzimin, guximin, veçse të milionat që vjedhin për 30-40, apo 100 maskarenj, të cilët cenojnë moralin dhe familjen shqiptare, për të hapur probleme kostomëdha, për këta e mes njerëzve.

  Hoqëm ligjin me vdekje dhe jemi në kuotën e 8 mijë hakmarrjeve e vetëgjyqësive.

Megjithë këto, kam të drejtë të bërtas dhe jo vetëm unë: Ej Labëri Qëndro! Ngrije zërin dhe aksionin. Nga ty pret dhe e gjithë Shqipëria. Mbaj përgjegjësitë që historia të ka lënë në kurriz dhe ke fituar ato vlera që si ka kush tjetër. Përballu denjësisht me Globalen!

Problemi i dytë: Më 1989-n bashkë me të ndjerin dhe të nderuarin Maman Saliu, si delegat në Kongresin e Frontit Demokratik. Na duhej një diskutim: Rendimentet në bujqësi e blegtori, të cilat i kishte rrethi të ulëta, por rendimentin në lapidar për metër katror e kishim më të lartin në Republikë!

Ku i kemi sot? Keq e mos më keq. Ndaj nisma e shoqatës tonë më 2012-2013 që ndërmarrja e riparimit të tyre nuk duhet të mbetet në nismë. Kështu ndodhi në Drashovicë, Dukat, Tërbaç, Mesaplik, Ramicë, Gumenicë, Vranisht, fal dhe djemve të Labërisë Fatmir Toçi, Bujar Leskaj e shumë biznesmenë të tjerë që meritojnë mirënjohjen tonë, u bë realitet.

   Kryetarët e shoqatave, Mustafa Dedenika, Namik Jahaj, Fatmir Hodaj, Albert Habazaj, Bilal Shkurtaj janë në krye të këtyre punëve, sepse kanë gjetur mbështetjen e të zgjedhurve vendorë: Meno Besimi, Gëzim Çapo dhe Simbol Pazaj. Këtë vit çdo shoqatë dhe fshat të ketë si objektiv këtë aksion që është i vetmi dhe kujton 70- vjetorin e çlirimit të Atdheut dhe përkujton e respekton Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare.

 Është një burrë në Labëri që punon shumë e duket pak, për të nxjerrë gjoksin dhe quhet Gafur Duda. Veç të tjerave edhe shtëpinë e tij e kthehu në muzeumin etno-kulturor, ja fali vendlindjes së tij, Gumenicës, për t‘i shërbyer historisë. Kurse shumë shkolla të mbyllura nga problemet që solli koha po i kthen në stalla lopësh. Le të jetë shoqata “Labëria”, që të kërkojë pranë autoriteteve, t’i kthejnë qendrat komunitare në muzeume siç bëri Gafur Duda në Gumenicë dhe shoqata e fshatit Matogjinë. Kështu kemi mundësi të shkëmbejmë kulturat edhe me krushqit tanë në Europë.

Kam parë rrepe në Paris, Amsterdam, Budapest, Freiburg, Modena, por s’fiksova dot asnjë histori të tyre, kurse Rrapi i Çerçizit, Rrapi i Beunit, Rrapi i Lelos dega Tëndë, e me dhjetëra rrepe që janë monumente kulture në Labëri kanë histori, por u mungon kujdesi. Kështu Rrepet e Ismail Qemalit u thonë, por Unioni i shoqatave tona i rimbolli. Në lapidare, pranë tyre shkroi: Rrapi burrë, e burri rrap/ Mespalik barut i thatë…

Barut jo për luftë, po për atdhedashurinë që ka treguar dhe duhet të ruajmë dhe të transmetojmë në breza.

1-Meqenëse koha për diskutime të tilla është e kufizuar ju kujtoj se: Më 2018 në Vlorë mbushen 110 vjet nga themelimi i Klubit Labëria, nis në vitin 1908, President i parë nderi ishte Ismail Qemal. Kemi 4 vite kohë për t’iu drejtuar autoriteteve të vendit të të dy niveleve për të ripërtërirë, apo për të ringritur duke kërkuar dhe 110 metra katror, shesh ndërtimi.

 2-Është koha për jo më me enciklopedi të copëtuara, po për kontributin e mbi 200 Profesorëve bijve të Labërisë, të hartohet Enciklopedia e Labërisë.

3-Jemi në pragun e reformës territoriale veç kufijve, qendrave, territoreve, po diskutohen edhe emërtimet. I shkon për shtat këtij territori edhe për hatrin e 1 milion labëve të quhet dhe me të drejtën e përligjur qoftë dhe referendum: Rajoni i Labërisë!

4-Me kapitalet e intelektualëve të dy universiteteve, Vlorë e Gjirokastër mund të përgatitim simpoziume, për kulturën arkeologjinë, historinë, letërsinë, e mbi të gjitha zhvillimin dhe ekonominë e kësaj krahine më të prapambetura sot për arsye që “Pse”-në e kësaj gjendjeje duhet t’i kërkojmë, t’i gjejmë dhe t’i vëmë në vendin e duhur.

Nga këto që përmendëm në këtë diskutim, nëpër dhëmbë ndoshta do të mund të thuhet me zë e nën zë: Ahmetit i ka ngelur ora në shekullin tjetër. I respektoj mendimet  kundër. Të tjerët duartrokitën dhe i falënderoj për mbështetjen, sepse më kuptuan pa paragjykuar!

 Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” dega Vlorë