Tërmet 7.1 ballë në Kaliforni, moderatorja futet poshtë tavolinës

525
Sigal

Tërmeti prej 7.1 ballë që ka rënë në Kalifornia ka tronditur mijëra qytetarë amerikanë.

Mes tyre edhe dy drejtuesit e lajmeve të CBS, të cilët ishin në transmetim live. Të dy dallohen në video të trembur nga ajo se çfarë po ndodh. Lëkundja ka qenë e fortë.

Moderatorja u fut poshtë tavolinës për të shpëtuar, fatmirësisht nuk pësuan dëmtime.

Pak orë më parë Kalifornia është goditur nga një tërmet 7.1 ballë.

Dhjetëra shtëpi të rrëzuara, disa prej tyre në zjarr. Rrugë të bllokuara dhe qytetarë që flenë jashtë banesave, kjo është situata në Kaliforninë Jugore.