Sulmi me dy të vdekur në Gjermani/ Ja kush është i riu me veshje kamuflazh që hapi zjarr drejt një sinagoge

457
Sigal

Një person është arrestuar në qytetin lindor Halle në Gjermani, pas të shtënave me armë zjarri që kanë lënë të vdekur dy persona, ka thënë policia. Agresori ka qëlluar disa herë me automatik, duke vrarë një grua dhe një burrë e duke plagosur shumë të tjerë.

Policia gjermane ka zbuluar identitetin dhe foton e pësonit që ditën e sotme sulmoi me automatik një sinagogë. Ai është neonazisti Stephan Balliet, i cili me veshje ushtarake ka hapur zjarr në rrugë dhe drejt sinagogës. 27-vjeçari kishte në vendosur në kokë një helmetë sipër së cilës kishte dhe një kamera të vogël nga ku filmoi ngjarjen.

Vrasësi filmoi veten drejtpërsëdrejti në Facebook teksa futej me armë pranë një sinagoge, në Gjermani, e teksa fliste me zemërim kundër holokaustit, feminizmit dhe emigrimit. Stephan Balliet u arrestua teksa përpiqej të largohej me taksi.

“Hebrenjtë, rrënja e të gjithë të këqijave’- ka thënë i riu para se të hapte zjarr në drejtim të sinagogës. Sulmi u transmetua i gjithi live në Web.

Edhe ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer në një deklaratë të tij konfirmoi se sulmi kishte qëllime “antisemitike” dhe u bë nga një ekstremist i krahut të djathtë shkruan Tgcom. Gjatë 35-minutave që filmoi ngjarjen drejtpërsëdrejti në Facebook ai nuk arriti të futej dot brenda në sinagogë.