Serbia ‘presion’ BE-së: Duam datë konkrete për anëtarësim

266
‘Serbia pret datë konkrete për anëtarësim në BE, qytetarët duhet të dinë sa do të presim’- ka thënë ministrja e Integrimeve Evropiane, Jadranka Joksimovic, duke deklaruar se vitet e mëparshme ishin zhgënjim për Serbinë.
Ajo i është kundërpërgjigjur kryetarit të delegacionit të BE-së në Komitetin Parlamentar, Eduard Kukan i cili ka thënë se jeta politike në Serbi është për keqardhje, pasi vazhdimisht po kërkohet datë për anëtarësim në Bashkim Evropian, transmeton lajmi.net.
Ai më pas ka thënë, se çdo shtet që i është bashkuar BE-së ka kaluar nëpër të njëjtin proces dhe janë anëtarësuar vetëm atëherë kur ishin gati.
Kukan më pas ka kritikuar Serbinë se vazhdimisht ankohet se ka kriteret të reja nga BE-ja, mirëpo kjo s’mund të jetë e vërtetë.
Reagimi i Joksimovic ishte se Serbia nuk paraqitet si viktimë e atyre çfarë ka thënë Kukan, por kërkon të ketë një kornizë të saktë kohore për anëtarësim në BE.