Referendumi/ Erdogan shpall fitoren, gjithçka që duhet të dini për pushtetin që fiton

41
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka shpallur fitoren në referendumin e zhvilluar për ndryshime kushtetuese, të cilat do t’i zgjerojnë atij kompetencat.

Me anë të këtij votimi, turqit kanë aprovuar ndryshimin më radikal të kushteteutës së vendit, që prej themelimit të republikës së tyre 93 vjet më parë.

Sipas 98 për qind të votave të numëruara, 51.3 për qind e turqve i kanë thënë ‘Po’ ndryshimeve kushtetuese, të cilat do t’i japin Erdoganit kompetenca më të gjera si president, duke hequr kështu postin e Presidentit

Teksa Erdogan ka shpallur fitoren e kampit ‘Po’, partitë opozitare janë ankuar për manipulime dhe kanë kontestuar rezultatin, duke thënë se 2.5 milionë vota janë “problematike”.

Gjithçka që duhet të dini për pushtetin që fiton Erdogan

Presidenti kthehet tani në liderin e qeverisë së vendit dhe ka të drejtë të caktojë ministrat.

Zbatimi i këtij sistemi të ri do t’i sigurojë Erdoganit të drejtën për të vendosur dy të tretat e gjyqtarëve kryesorë të vendit. Disa ligje do të mund të kalohen me dekret dhe do të kenë në duar fuqinë për të shpërndarë parlamentin dhe të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme, raporton The Telegraph.

Parlamenti do të humbasë pushtetin që ka, përfshi këtu edhe fuqinë për të thirrur ministrat e kabinetit të paraqiten para komisioneve.

Çfarë argumentash janë në dhënë në favor të këtyre ndryshimeve? 

Presidenti Erdogan është shprehur se sistemi paralmentar turk shpesh herë dërgon vendin në koalicione të dobëta qeveritare, që nuk janë të afta të marrin vendime të rëndësishme.

Ai thotë se sistemi i ri do t’a bënte qeverinë turke më të fortë, më deçisive dhe më të aftë për të mbrojtur vendin nga kërcënime të jashtme si terrorizmi apo kërcënime të brendëshme si kryengritjet kurde dhe grushtet e shtetit. Erdogan thekson se sistemi që po propozon është i ngjashëm me atë të SHBA-ve dhe Francës, që kanë presidentë ekzekutivë.