Lavrov-Tillerson: Akuzat ndaj Sirisë për sulme kimike të pabaza

649
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka diskutuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit Rex Tillerson për sulmet me raketa në bazën ushtarake të Sirisë.

Gjatë një bisede telefonik mes tyre, Lavrov i ka thënë homologut të tij amerikan se pretendimet e Uashingtonit duke akuzuar ushtrinë siriane se ka përdorur armë kimike në Idlib janë të pasakta dhe jo bindëse.

Një hetim i plotë dhe i paanshëm duhet të nisë pas sulmit të pretenduar me armë kimike, për të cilat SHBA thotë se ishte dhe arsyeja e sulmit me raketa, i tha Lavrov zyrtarit amerikan.

Pas bisedës së tyre telefonike, të dy zyrtarët ranë dakord për të vazhduar diskutimin e çështjes së Sirisë gjatë një takimi të planifikuar, ka thënë ministria e Jashtme e Rusisë.
Sigal