Ekzekutimi i ish- kryepolicit në Tiranë, policia jep detaje: Ja ku dyshojmë

447
Policia e Tiranës ka dhënë detaje për vrasjen e ish kryepolicit të Vlorës, Artan Cuku i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e sotme pranë banesë së tij në kryeqytet, pranë ‘Rrugës së Kosovarëve”. Sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj paraprakisht dyshohet se vrasja ka ndodhur për shkak të detyrës.
“Në lidhje me ngjarjen në sallën operative rreth orës 20:00 ka ardhur një telefonatë për të shtëna me armë zjarri. Kanë shkuar menjëherë shërbimet në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar vrasjen e ish-punonjësit të Policisë Artan Cuku rreth 40 vjeç. Te shtënat kane qene fatale për jetën, nuk ka pasur mundësi për transport ne spital. Është krijuar menjëherë grupi hetimor”- tha Drejtori i policisë së Tiranës Ervin Hodaj ne vendin e ngjarjes.

Sipas tij, “Janë dhëne te dhëna mbi autoret e mundshëm. Aktualisht është ngritur grupi hetimor si nga Drejtoria e Policisë se Shtetit, dhe nga Policia e Tiranës, me ekspertet me te mire. Angazhimi jone është maksimal për zbardhjen e ngjarjes”

Dyshimet e para janë se vrasja e tij është bërë për hakmarrje për një ngjarje në vitin 2004.
Sigal