Polonia vendos një taksë për bankat dhe kompanitë e sigurimeve

51
Parlamenti polak, dominuar nga konservatorët, vendosi sot të kthejë taksën mbi bankat, kompanitë e sigurimeve dhe kompanitë e kreditimit për financimin e shpenzimeve sociale, ligj i nënshkruar menjëherë nga presidenti. Taksa do të rritet me 0,44 për qind të aseteve të institucioneve përkatëse dhe ligji do të hyjë në fuqi në muajin shkurt. Qëllimi është gjetja e një burimi financimi për shpenzimet buxhetore, veçanërisht shpenzimet sociale”, theksuan deputetët e partisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) gjatë një debati parlamentar. Së fundi, kryeministrja polake Beata Szydlo theksoi se kjo taksë ishte e nevojshme për të bërë të mundur financimin e reformave sociale të qeverisë të tilla si një ndihmë për fëmijët me vlerë prej 500 zlotys (113 euro), uljen e moshës së pensionit nga 67 në 65 për burrat dhe nga 65 në 60 për gratë.