Bardhyl Berberi: Aleksandër Veleski, kirurgu maqedonas me duar të arta që shëron dhe shqiptarët

690
Herët në mëngjes një burrë që ka kaluar të 50-at, sapo parkon makinën hedh shikimin tutje sheh në parkingun e madh para spitalit Ortopedik të Ohrit “ST Erazmo”, midis targave maqedonase ka dhe shumë targa shqiptare, të cilat vijnë në këtë spital me emër në të gjithë rajonin për një ndërhyrje kirurgjikale speciale, pasi fama e këtij spitali ortopedik i ka kaluar kufijtë e një shteti. Aty gjen nga gjithë rajoni por shqiptarët janë frekuentuesit kryesorë të tij. Padyshim që këtë emër dhe famë këtij spitali ja kanë dhënë ata kirurgët duar artë të këtij spitali. Ne dje në këtë spital ndoqëm punën e një kirurgu të shquar, Aleksandër Veleskit. Në hollin e spitalit dëgjoje jo vetëm maqedonas, por edhe shqiptarë që thoshin duam që të na operojë Dr. Veleski. Vështrimi i qetë dhe fytyra serioze dhe disi i përhumbur në botën e tij dhe mbi të gjitha fjalë pak të duket që nuk bien në kundërshtim me sharmin e atij burri serioz. Aleksandri bezdiset vetëm nga një fakt kur i thonë se ky është person Vip në Shqipëri me funksione, të cilit i bëjnë moralizime se është x apo y. “Për mua të gjithë janë të barabartë, thotë ai, të gjithë ata që do të operoj unë do të marrin shërbimin maksimal”. Dr Veleski ka një natyrë të mbyllur qëndron i heshtur brenda vetes, prania e të tjerëve dhe komplimente pas operacioneve të tija të suksesshme e lodhin. Puna e tij është rraskapitëse. Kryeinfermierja Sebo Ziba, që komunikon me dr Veleskin për procedurat dhe radhën e operacionit është tepër e saktë dhe korrekte në të gjitha veprimet e saja. Vetëm gjatë një ditë kur ne e ndoqëm Veleski pas mbledhjes së mëngjesit ai filloj vizitat deri në orën 14 duke vizituar më shumë se 50 pacientë nga gjithë Maqedonia dhe Shqipëria madje edhe nga Kosova. Pas një ore pushim një kafe të shkurtër dhe pak ushqim ai futet në sallë e presin tre operacione të vështira njëri pas tjetrit. Ai operon gjurin e një pacienti nga Elbasani, gjuri ka problem të mëdha ai në kupën e gjurit duhet ti vendosi pacientit një protezë plastike. Një operacion që vazhdon rreth tre orë së bashku me kolegët e tija që e ndihmojnë në këtë operacion ai pas tre orësh i djersirë dhe i lodhur por me një kënaqësi të veçantë që operacioni i ka ecur mrekullisht brenda të gjitha parametrave. Operacioni i dytë i takon përsëri një shqiptari Armandos “Kryetari i Partisë Konservatore”. Armando do të operohet tek këllku ka të dëmtuar folenë e gollganit. Para pesë vjetësh ai ka operuar njërën këmbë dhe tani do të operojë dhe këllkun tjetër pas dy orësh të tjera të një operacioni të suksesshëm edhe të Armandos i vjen radha një vajze të re. Ajo ka një operacion special. Njërën këmbë e ka më të shkurtër se tjetra dhe dr. Acos, siç i thonë kolegët i duhet që t’i zgjasë këmbën për t`i eliminuar çalimin. Vetëm në orën 11 pas mesnate dr. Veleski e ka mbyllur ditën e tij rraskapitëse, por tepër i kënaqur pasi të tre operacionet i kanë shkuar me sukses. – Shikoji këto fytyrat e këtyre familjarëve që para operacionit ishin tërë ankth dhe tani janë të qeshura, ja kjo nuk ka të paguar për një kirurg. E megjithse ai është një burrë 58 -vjeçar dhe ka gati 30 vjet me bisturi në dorë edhe pse një zanat tepër i lodhshëm, të jep një kënaqësi si askush tjetër. Dhe dita që do të vijë pas i ngjan një premiere të re, një tjetër histori suksesi e këtij mjeshtri me duar të arta. Dr. Acua e di mirë se suksesi i një kirurgu aq më tepër një ortopedi ndahet nga tehu i bisturisë, do shumë preçizion dhe profesionalizëm, por do dhe shumë fantazi, pasi kur hapet plaga aty shpesh ndodhesh edhe para të papriturave që duhet të marrish vendime të menjëhershme. Ai e kthen shpesh kohën pas, në tërë këto vite punë përvoje specializime nëpër klinikat më të mira të Europës, me plot histori suksesi, një histori që e bëri të njohur emrin e Aleksandër Veleskit, por njëkohësisht edhe një shënjestër, pasi qindra njerëz nga i gjithë rajoni duan që të operohen nga ai dhe kjo nuk është pak. 

Shkrimi u botua në gazetën Telegraf të datës 16.01.2016
Sigal