Paris, polici francez vrau 4 kolegë me thikë, e shoqja: Kishte haluçinacione!

118

Ditën e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në një stacion policie në Paris. 45 vjeçari Michael Harpon që ishte një punonjës civil i policisë vrau me thikë 4 kolegë të tij dhe më pas ai u vra nga efektivët e tjërë në vendngjarje.

Autori i ngjarjes ishte një ekspert kompjuterash shurdh që kishte punaur më shumë se 20 vjet në policinë e kryeqytetin francez dhe kishte më shumë se një vit që kishte ndërruar fenë duke u konvertuar në mysliman.

Në polici është shoqëruar dhe bashkëshortja e tij e cila gjithashtu ishte shurdhe, e cila ka dhënë dëshminë e saj .

Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj kohët e fundit shqiptonte fjali konfuze dhe kishte halucinacione.

Gjithashtu ajo deklaroi se feja nuk ishte shkaku i këtij sulmi por ai nuk ishte i kënaqur me punën e tij, dhe mendonte  se vlerat e tij dhe karriera nuk i vlerësoheshin.

E në lidhje me këto të fundit dhe shumë nga kolegët e tij kanë dhënë dëshmi pas tragjedisë duke u shprehur se ai nuk  ‘merrej seriozisht’  në vendin e punës .