Presidenti Meta: Të punojmë për Shqipërinë, të ruajmë unitetin, të mirën dhe të ardhmen e saj

444
Sigal

Presidenti Meta  ditën e sotme ka marrë pjesë në veprimtarinë kulturore të organizuar në qytetin e mrekullueshëm të Lezhës, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës.

Meta në një postim në facebook shkruan se të punojmë për Shqipërinë, të ruajmë unitetin, të mirën dhe të ardhmen e saj

Postimi i plotë i Presidentit

Me shumë kënaqësi pranova ftesën e Shoqatës “Kuvendi Folklorik Kombëtar”, për të marrë pjesë në veprimtarinë kulturore të organizuar në qytetin e mrekullueshëm të Lezhës, në nder të kolosit të letrave shqipe, At Gjergj Fishtës.
Edhe pse i përkushtuar ndaj një besimi, misioni i tij fisnik, që na la trashëgimi dhe prej të cilës ne frymëzohemi edhe sot, ishte Shqiptaria, heroi dhe misionari i kombit, që duhet të ndërmarrë impenjime shoqërore konkrete.
Të punojmë për Shqipërinë, të ruajmë unitetin, të mirën dhe të ardhmen e saj.
Sepse siç ka thënë edhe At Gjergj Fishta: “Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!”🇦🇱