Pamje të rënda, gruaja qëllohet për vdekje teksa po flimohej live nga mikesha e saj

534
Sigal

Një video rrëqethëse po trondit rrjetet, teksa një grua, që shfaqet e qeshur para kameras, qëllohet befas me armë nga një person, që po lëvizte me makinë. Momenti i tmerrshëm është transmetuar live në Facebook nga mikesha e gruas.

Videoja e filmuar nga mikesha e saj shfaq viktimën, duke ecur nëpër rrugët e Chattanooga në Tennessee. Por, ajo çfarë nuk dihet është data e këtij incidenti që ka shokuar SHBA-të.

Gjithçka dukej në rregull në fillim, ku viktima tregon fytyrën dhe bërtet, “kjo është shtëpia ime”. Por, gjithçka ndryshon kur e kthen kokën pas, dhe një person që ishte brenda veturës e qëllon me tre plumba.

Nga frika se mund ta pësojë me jetë, autorja e videos fillon të vrapojë në një zonë më të sigurtë, e viktima shihet duke qëndruar e shtrirë në rrugë e mbuluar në gjak.

Nuk dihet nëse viktima e këtij sulmi të pamëshirshëm ka shpëtuar, por ajo çfarë u ka bërë më shumë përshtypje të gjithëve që e kanë parë videon, është gjakftohtësia e saj.