Dusseldorf – Sulm në stacionin e trenit në Gjermani, qëllohen me sëpatë 5 persona

589
Disa persona kanë mbetur të plagosur në një stacion treni në Dusseldorf.

Raportet paraprake thonë se një person i armatosur me një sëpatë ka qëlluar në drejtim të pasagjerëve që ndodheshin në stacionin e trenit, duke plagosur pesë prej tyre. 

Një prani e madhe policësh është parë në zonë, ndërsa raportohet se dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes janë arrestuar sipas gazetës gjermane Bild.

Gazeta Bild shkruan se stacioni i trenit është evakuuar plotësisht ndërsa qarkullimi është ndaluar. Forcat speciale të shoqëruara edhe me helikopterë po mbajnë zonën nën kontroll.

Dëshmitarët okularë thanë se “sapo treni mbërriti, dikush u hodh në sulm me një sëpatë duke goditur njerëzit. Kudo kishte gjak”. Në vendngjarje shkuan edhe shumë ambulanca.

Policia nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth të dyshuarit apo motivet e tij të mundshme.

Gjermania mbetet në një gjendje të lartë gatishmërie, pas një serie sulmesh terroriste gjatë 12 muajve të fundit.

Këto përfshihet edhe sulmi i tmerrshëm në një treg Krishtlindjesh në Berlin në dhjetor ku u vranë 12 persona.

Nga një sulm tjetër me kamion, 48 persona mbetën të plagosur.
Sigal