Nisen me autobus drejt Gjermanisë, por përleshen me grushta dhe thika. Ç’ndodhi me shqiptarët në Hungari?

205

Disa shqiptarë të Kosovës janë rrahur mes tyre gjatë një udhëtimi me autobus drejt Gjermanisë.

Përleshja fizike ka ndodhur saktësisht në stacionin e autobusëve në Ausburg, kurse sipas burimeve të Indeksonline, mosmarrëveshjet kishte filluar që në momentin kur autobusi kishte mbërritur në Hungari.

Si pasojë e përleshjes fizike ka edhe persona të lënduar, ndërsa në të ishin përdorur edhe mjete të forta, një prej tyre edhe thikë.

Policia ka arrestuar disa persona, ndërsa raportohet se udhëtarët ishin nisur nga Prishtina në drejtim të Shtutgartit në Gjermani.