MH370, gjenden pjesë avioni, dyshohet për Malesia Airlines

439
Rikthehet sërish në skenë avioni i Malesia Airlines MH370, i cili u zhduk gati dy vjet më parë. Në brigjet tajlandeze është gjetur një pjesë metalike, e cila dyshohet se i përket pikërisht fluturimit që për një kohë të gjatë mbeti mister dhe që mori vëmendjen e të gjithë botës.
Ekspertët malajzianë dhe tajlandezë kanë marrë në inspektim pjesën e gjetur në jug të Tajlandës, duke nxitur spekulimet se mund ti përkasë pikërisht mjetit të Malesia Airlines. Pjesa u gjet nga banorët e zonës, të cilët u njoftuan zyrtarët lokalë. Sipas tyre bëhet fjalë për një pjesë rreth dy metër e gjerë dhe tre metra e gjatë.
Sigal