Çahet në mes rruga në Romë, bien brenda dy makina (FOTO)

208
Sigal

Një incident tronditës është shënuar në Romë këtë të martë.

Sipas raportimeve dhe fotove të siguruara nga mediat italiane, një rrugë është shembur, duke krijuar një gropë brenda së vilës përfunduan disa makina. Sipas raportimeve incidenti ndodhi në rrethin e Torpignattara.

Mësohet se si pasojë e shembjes së rrugës, brenda ranë dy makina, një “Mercedes SUV” dhe një “Smart”, të cilat pësuan dëme të konsiderueshme material.

Sipas autoriteteve rruga është shembur paraditen e sotme rreth orës 10:40, si pasojë e dëmtimeve nga ujërat që ndodhen në nëntokë. Në vend ndodhen autoritet të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe zgjidhjen e problemit.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por banorët e zonës kanë denoncuar këtë dukuri pasi janë shumë të frikësuar dhe të pasigurt.