Avokatët në protestë ndaj rritjes së kontributeve shoqërore

680
Në të gjithë vendit sallat e gjyqit kanë qenë pa prezencën e avokatëve, pas bojkotit të tyre ndaj ndryshimeve të ligjit për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. përjashtim kanë bërë vetëm seancat për masat e sigurisë. Ditët e ardhshme dhomat e avokative kanë paralajmëruar përshkallëzim të reagimit nëse nuk ka tërheqje të qeverisë për tarifat e kontributeve shoqërore.
Në të gjithë vendin avokatët e kanë nisur javën me protestë, ashtu siç kishin paralajmëruar, ndaj ndryshimeve të ligjit për kontributet e sigurimeve shoqërore. Në Shkodër, nga bojkoti nuk u zhvilluan 105 seanca gjyqësore, ndërkohë që për ata që do të thyejnë vendimin, paralajmërohen masë disiplinore.
Gjovalin Ulndreaj: “Këto akte cënojnë rëndë liritë dhe të drejtat kushtetuese dhe ligjore në ushtrimin e profesionit të avokatit. Të gjithë ata avokatë që do të veprojnë në kundërshtim me këtë vendim bojkoti konsiderohen me shkelje të rëndë me ligjin.”
Avokatët në Fier bojkotuan rreth 60 cështjet civile e penale, përveç masave të sigurisë.
Zenun Hajdërmataj: “Në kundërshtim të vendimit të Këshillit të Ministrave i cili ka dhënë një vendim të pastudiuar realisht ka pesëfishuar tarifat e shërbimit po kështu edhe të kujdesit shëndetësor dhe sigurimet shoqërore.”
Edhe në Lushnje anëtarët e Dhomës së Avokatisë, ndërprenë punën në shenjë proteste ndaj tarifimit të lartë të kontributeve shoqërore e shëndetësore.
Kozma Jano: “Interesat tona janë interesa kushtetuese. Mbrohen me atë të drejtë që i jep ligji.”
E njëjta situatë ishte dhe në Korçë, ku avokatët shmangën proceset gjyqësore në shenjë proteste.
Tartar Bazaj: “Përjashtim nga ky bojkot do bëjnë vetëm gjykime që janë me rëndësi të veçantë siç janë masat e sigurimit të cilat do zhvillohen normalisht.”
Edhe në Sarandë, rreth 30 avokatë nuk morën pjesë në proceset hetimore dhe gjyqësore, përveç masat e sigurimit, në protestë ndaj vendimit të qeverisë që sipas tyre bie ndesh me kushtetutën dhe liritë e të drejtat themelore të njeriut.
“Përjashtim nga ky bojkot do bëjnë vetëm gjykime që janë me rëndësi të veçantë siç janë masat e sigurimit të cilat do zhvillohen normalisht.”
Ilir Nikolla: “Ka të bëjë me katërfishimin që profesionet e lira dhe ne si avokatë përfshihemi në to, të detyrimeve që lindin nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.”
Vendosja e pagave referencë nga qeveria për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore ka rritur ndjeshëm tarifën që profesionet e lira duhet të paguajnë, e cila varion në bazë të qyteteve.
Sigal