Arrestohen tre persona, konfiskohen në banesë armë kundërtank dhe 1320 fishekë

588
Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Laçit, teksa iu gjetën dhe sekuestruan një arsenal armësh dhe municionesh.
Arrestimi i tyre erdhi gjatë finalizimit me sukses të operacionit policor të koduar “Shinat”.
Tre të arrestuarve nga Mamurrasi i Kurbinit armët dhe municionet iu gjetën në banesë dhe ambjentet përreth.
Të arrestuarit janë:
Gëzim Koliqi , 50 vjeç, banues në Mamurras Kurbin
Enerik Koliqi , 25 vjeç , banues në Mamurras Kurbin
Hasan Koliqi , 23 vjeç, banues në Mamurras Kurbin
Armët dhe municionet e sekuestruara nga policia:
Një armë kundërtank me mbishkrimin LOT ARM
Një armë zjarri automatik model 56 me një krehër me 29 fishekë
Një armë gjahu teke
Një armë zjarri pushkë model 63
Një sasi prej 1320 fishekë model 56 , kaliber 7.62mm të paketuara në 2 kuti metalike
Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kurbin për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” “ Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të gjahut” kryer në bashkëpunim.
Sigal