Merkel: Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova vende të sigurta

466
Kancelarja Angela Merkel, dhe guvernatorët e 16 landeve të Gjermanisë, kanë rënë dakord ta shpallin Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e zi si vende të sigurta të origjinës duke e çuar pothuajse zero shansin që ata që mbërrijnë në Gjermani nga këto vende të fitojnë statusin e azilantit. Takimi u zhvillua pikërisht për të marrë masa që kanë si qëllim të kufizojnë fluksin e emigrantëve. Një nga masat që landet kanë marrë është pikërisht shpallja e tre vendeve ballkanike si vende të sigurta të origjinës si dhe heqja e pagesës me para kesh për emigrantët e sapo mbërritur. Kancelarja Merkel tha të enjten se Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi do të shpallen vende të sigurta si pjesë e përpjekjeve për të zvogëluar atë lum njerëzish që vijnë nga këto vende.

Në bazë të marrëveshjes të gjithë emigrantëve nuk do tu jepen më para në dorë por ata do të paguhen në natyrë çka do të thotë se ata thjesht do të mbahen me ushqime dhe veshmbathje. Drejtuesit e 16 landeve kishin kërkuar takim urgjent me kancelaren Merkel si pjesë të shqetësimit të tyre për të kërkuar fonde të tjera për të përballuar fluksin e madh të emigrantëve të ardhur jo vetëm nga Ballkani. Nga janari deri në gusht, ata që kanë mbërritur nga Ballkani në Gjermani përbëjnë rreth 40% të gjithë aplikuesve për azil dhe deri tani vetëm 0.3% ka arritur ta përfitojë këtë status çka do të thotë se shanset për tu miratuar si azilant janë pothuajse zero.
Sigal