Lufta ndaj terrorizmit, Putin në OKB: Duhet bashkëpunim me qeverinë e Sirisë

400
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbajtur sot fjalën e tij në OKB, ku ka vlerësuar punën e bërë nga ky organizëm në këto 70 vite. Putin ka deklaruar se OKB e ka ndihmuar njerëzimin në dekada të tëra, si dhe ka parandaluar probleme dhe të këqija. 
“Përpjekjet për të destabilizuar OKB janë të rrezikshme, ne nuk mund të luajmë me ligjet ndërkombëtare, pasi ato duhet të jenë të qarta e të kuptueshme”, ka thënë Putin.  Ndërkohë, ai është ndalur edhe tek shqetësimi global i kërcënimit terrorist, duke pranuar se ky rrezik po rritet e përhapet shpejt. Për këtë arsye, Putin ka theksuar se “duhet bashkëpunuar me qeverinë e Sirisë”. 
Sigal