Zgjedhje në FRPD, Basha publikon nesër udhëzimin

442
Forumi Rinor i Partisë Demokratike do të zhvillojë zgjedhjet për zgjedhjen e kryetarit të ri. Zgjedhjet e fundit në FRPD datojnë ato të para 14 viteve, kur në krye të tij u zgjodh Sokol Olldashi. Në 2009-ën, për shkak të tërheqjes së Sokol Olldashit, FRPD nuk zhvilloi zgjedhjet për zëvendësimin e tij. Por, lideri i atëhershëm i PD, Sali Berisha komandoi në këtë detyrë Gerti Bogdanin, i cili më parë kishte ushtruar detyrën e zëdhënësit të PD, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009-ë, u zgjodh edhe deputet në Qarkun e Tiranës. Duke qenë se FRPD përfshin në anëtarësinë e tij të rinj demokratë nga mosha 16 deri në 35 vjeç, Gerti Bogdani për shkak të kriterit të moshës, ka dhënë dorëheqje nga funksionet në FRPD, duke iu përkushtuar PD-së.
Ndër kandidaturat potenciale për kreun e ri të FRPD janë nënkryetarja e këtij forumi, Greta Koçi, kreu i Departamentit për të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët, Belind Këlliçi dhe Lisandër Hoxha, anëtar i FRPD.  Forumi Rinor i Partisë Demokratike të Shqipërisë është krijuar në vjeshtën e vitit 1991 nga studentë themelues të Partisë Demokratike e pjesëmarrës aktivë në lëvizjen studentore të dhjetorit ‘90. FRPD është e para organizatë politike rinore e krijuar në skenën e pluralizmit shqiptar, që përfshin në anëtarësinë e tij të rinjtë demokratë nga mosha 16 deri në 35 vjeç.
Sigal