Laprakë, grabitet një kazino

417
Një qendër lojërash fati në Tiranë është grabitur pasditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 në Laprakë, ku dy persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e kazinosë, nga ku mësohet se kanë marrë një sasi të madhe parash dhe janë larguar menjëherë në drejtim të paditur.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe sasia e parave të vjedhura, por policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sipas burimeve nga policia, shuma e parave të vjedhura dyshohet të jetë e konsiderueshme, dhe mund të kapë vlerën e 5 milionë lekëve.
Sigal