Krujë/ Drejtuesi i motorit përplaset me trafikndarësen, 35-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në spital

260
Sigal

Një aksident i rëndë është shënuar në orët e pasdites në aksin rrugor Milot-Thumanë, pranë fshatit Bushnesh.

Një drejtues motori ka humbur drejtimin e mjetit dhe është përplasur me trafikëndarësen.

Luan Kola, 35 vjeç, ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital.

Sipas policisë gjendja e tij është kritike për jetën.

Ndërkohë që është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë.