Korea e Veriut, Kim Jong vlerëson me çmime shkencëtarët e raketës

560
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka vlerësuar me çmime shkencëtarët , teknikët dhe zyrtarët që realizuan nisjen e fundit të raketës me rreze të gjatë. Televizioni shtetëror i vendit komunist KRT publikoi imazhe të ceremonisë, në të cilat duket Kreu i vendit dhe shkencëtarët që mbajnë fjalimet e tyre pas marrjes së çmimit.
Gjatë fjalës së tij, Kim bëri thirrje për shtyrje të zhvillimit hapësinor, duke shtuar se përparimi drejt hapësirës, motivimi i forcës së shkencës, teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik në të ardhmen është strategjia kyçe e Koresë së Veriut.
Sipas asaj që ka publikuar KRT, Kim ka bërë edhe foto gjatë ceremonisë me të gjithë shkencëtarët e pranishëm në pallatin e quajtur të diellit Kumsusan në Penian. Por si zakonisht, media shtetërore nuk saktëson datën e mbajtjes së eventit.
Koreja e Veriut lëshoi një raketë me rreze të gjatë më 7 shkurt, duke e quajtur satelit komunikimi në hapësirë, por që për ndërkombëtarët kjo ishte pjesë e qëllimeve dhe zhvillimeve bërthamore të vendit komunist.
Koreja e Veriut u dënua me sanksione nga Kombet e Bashkuara për testin e saj të parë bërthamor në vitin 2006. Që atëherë, Peniani ka kryer edhe tre teste atomike.
Sigal