Sigal

Këto janë pamjet e aksionit të policisë në Itali, ku janë gjetur një sasi e madhe droge dhe në pranga janë vendosur dy shqiptarë.

Aksioni është bërë në Ispicë, në zonën e Raguzës, Itali.

Guardia Di Finanza ka sekuestruar 190 kg kanabis dhe arrestoi dy shqiptarë të moshës 28 dhe 26 vjeç.

Një patrullë policie ka ndeshur në një furgon transporti për tregti, ku ka ngjallur dyshim sjellja e shoferit në atë periferi të izoluar.

Patrulla vendosi të bënte një kontroll. Automjeti u pa duke hyrë pas portës së një shtëpie private në një zonë periferike dhe pas gjysëm ore doli.

Më pas policia është futur brenda vilës ku ka gjetur dhe drogën.