Konferencë ndërkombëtare kundër terrorizmit në Itali

545
Itali- Është zhvilluar sot në Romë, Konferenca Ndërkombëtare kundër terrorizmit islamik nën kryesinë e Italisë e SHBA. Marrin pjesë në të përfaqësues nga 80 delegacione shtetesh e organizmash ndërkombëtar.
Kjo konferencë është një takim paraprak përgatitor i samitit të ardhshëm që do të zhvillohet më 29 shtator në New York, ku do të marrin pjesë lider e krerë shtetesh nga e gjithë bota.
John Kerry: Lufta kundër terrorizmit, luftë e gjatë ndër breza- “Jemi nën sulmin e një armiku të pamëshirëshëm, u shpreh në fjalën e hapjes me anë të një videomesazhi Nënsekretari i shtetit amerikan John Kerry. Do ta fitojmë luftën kundër terrorizmit, vazhdoi ai, por kjo nuk do të thotë se do t’ja dalim nga një ditë në tjetrën. Do të jetë një luftë që do zgjas ndër breza.”
Anxhelino Alfano: Lufta kundër terrorizmit të jetë gjithëpërfshirëse”- Ministri i Brendshëm italian Anxhelino Alfano në fjalimin e tij theksoi se “terrorizmi është një kërcënim global ndaj të gjithë popujve në botë. Lufta jonë kundër terrorizmit të dhunshëm, tha ai nuk është një luftë kudër një grupi të caktuar social, por është një luftë kundër ideologjive politike e doktrinave ferare. Ne luftojmë dhunën e jo idetë.”
Përrballë delegacioneve të 80 shteteve e organizmave ndërkombëtare, ministri i Brendshëm italian, njëkohësisht dhe zënvëndëskryeministër i qeverisë Renzi, analizoi faktin se “ekstremizmi u dhunshëm bashkëkohor nuk është një realitet homogje e nuk mjafton vetëm një lloj forme për ta luftuar.”
“Por duhet, theksoi ai, nëj strategji lufte ku të përfshihet dhe shoqëria civile. Çështja e terrorizmit e ekstremizmit të dhunshëm nuk i përket vetëm forcave të rendit, por të gjithëve ne. Duhet ta kontrastojmë dhe mediatikisht fushatën në internet në predikuesve të urrejtjes. Kjo strategji duhet të përfshihet nga një fushatë informacioni kudër propagandës online të grupeve radikale e esktremistëve të dhunshëm.
Minsitri i Brëndshëm italian Anxhelino Alfano tërhoqi vëmëndjen ndaj kujdesit që duhet treguar ndaj të rinjve kundrejt këtij kërcënimi glogal që ka përfshirë njerëzimin. “Vëmëndja jonë, tha ai
Sigal