Jep dorëheqjen Kryeministri i Gjeorgjisë

164
Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakly Garibashvili, ka dhënë sot dorëheqje nga posti i tij. Dorëheqja e tij e papritur erdhi fill pasi kanë mbetur më pak se një vit nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji. “Unë e kam marrë një vendim sot, që të jap dorëheqje nga posti i kryeministrit. Unë nga ky pozicion do të tërhiqem sot por do të mbetem një besnik ushtarak i atdheut tim”, -tha Garibashvili gjatë një fjalimi televiziv drejtuar kombit.

Ai pohoi se po e le këtë post për ta dhënë “një shembull tek brezi i ri”. I shkolluar në Paris, Irakly Garibashvili, ishte emëruar në krye të qeverisë në nëntor të 2013-tes. Garibashvili ishte figurë e panjohur politike dhe kundërshtarët e tij në vazhdimësi e kanë kritikuar për mungesën e përvojës politike.