25 mijë euro të padeklaruara, arrestohet shqiptari dhe bullgarja në Kapshticë

399
Sigal

Policia kufitare ka sekuestruar në Kapshticë 25000 euro të padeklaruara. Paratë ishin në posedim të një shtetasi shqiptar rezident në Greqi dhe të një shtetaseje shqiptare, të cilët u proceduan penalisht.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në P.K.K Kapshticë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, përzgjodhën për kontroll në vijën e dytë shtetasin J. R., 46 vjeç, nga Memaliaj, rezident në Greqi dhe shtetasen bullgare D. D., 31 vjeçe, të cilët udhëtonin me mjetin e tyre.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, këtyre shtetasve iu gjet një sasi prej 25000 eurosh, të fshehura në trup, të cilat nuk i kishin deklaruar para autoriteteve” thuhet në njoftimin e policisë.

Veprimet në lidhje më këtë rast janë kryer nga specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik në DVP Korçë, të cilët kanë filluar procedimin penal ndaj këtyre shtetasve.