Jahjaga negociatore mes palëve lidhur me krizën në Kuvend

505
Opozita kosovare nuk tërhiqet nga bllokimi që po bën në Kuvend pa u shfuqizuar dy marrëveshjet, ajo e bashkësisë së komunave me shumicë serbe si dhe marrëveshja me Malin e Zi për kufirin.
Megjithatë Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka paralajmëruar se në seancën e radhës se do të zbatojë me përpikmëri rregulloren, e sidomos në pikën 44 të kësaj rregulloreje e cila thekson se deputetët që pengojnë seancën mund të nxirren me forcë nga salla.
Duke parë këtë situatë, presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka shprehur gadishmërinë për të ulur partitë në një tryezë bisedimesh, e ku mund të gjendet një zgjidhje.
Po Glauk Konjufca nga Vetëvendosja ka thënë se nëse qeveria këmbëngul se dy marrëveshjet nuk mund të ndryshohen, atëherë opozita nuk merr pjesë . 
Sigal