Si të aplikoni për biletë për të ndjekur Shqipërinë në “Euro 2016”

365
Pas kualifikimit të kombëtares shqiptare në kampionatin europian ”Francë 2016”, ëndrra e rradhës e tifozëve kuq e zi është padyshim sigurimi i një bilete për të parë nga stadiumi ndeshjet e Shqipërisë.
Por cila është rruga dhe mënyra për të blerë një biletë të tillë ?
Fillimisht duhet të futeni në faqen online të Uefa-s dhe të kërkonin në të djathatë të saj, opsionin ”ticket” ose ”bileta” në versionin shqip. Pasi keni hyrë në opsionin ”ticket”do të klikoni në ”visit the ticket portal”. Për të vijuar më tej ju duhet të zgjidhni skuadrën që do të ndiqni. Për këtë mjafton që të klikosh mbi ikonën me flamurin kuq e zi. Pasi të keni klikuar mbi flamurin shqiptar, do t’iu shfaqet një dritare me të gjitha informacionet mbi mënyrën e aplikimit për biletë. Faqja pasardhëse ju informon se për të blerë një biletë online në uefa.com duhet të plotësosh minimalisht një nga dy kushtet e mëposhtme, të jetosh në Shqipëri ose të kesh pasaportë shqiptare.
Më pas do të vazhdoni me procedurën e aplikimit online, duke zgjedhur ndeshjen që kërkoni të ndiqni. Në fund mos harroni të plotësoni edhe opsionin e email, për t’u njoftuar nga UEFA nëse keni fituar të drejtën ose jo të pajisjes me biletë.
Portali i biletave për mbështetësit shqiptarë do të hapet më datë 14 dhjetor. Kështu ju do të keni mundësi të aplikoni për bileta nga 14 dhjetori deri në janar 2016.
Në bazë të rregullores, një person nuk mund të aplikojë për më shumë se 4 bileta për ndeshje. Por për ata që duan të shohin më shumë se një ndeshje ekziston një paketë e veçnatë që ua lejonkëtë.
Por si do të jenë çmimet e biletave?
Për ndeshjen hapëse me Francën, çmimi i një bilete sipas kategorisë do t’iu kushtojë nga 75 euro më e lira, e cila i përket kategorisë 4 e deri tek 595 euro, kategoria 1.
Ndërsa çmimet për ndeshjet e grupeve dhe 1/8 variojnë nga 25 euro, kategoria 4 e deri tek 145 euro kategoria 1.
Biletat për çerekfinalet variojnë nga 45 uero deri në 195.
Ndërsa çmimet e biletave për gjysëmfinalet dhe finalen janë më të larta. Ato variojnë nga 65 euro deri në 495 euro.


Sigal